Burim Ramadani ka reaguar pas vdekjes së një 54-vjeçari në vendin e punës në Ferizaj, duke shprehur shqetësimin për rastet e përsëritura të vdekjeve në vendin e punës gjatë këtij viti.
Ai ka thënë se institucionet nuk duhet të mjaftohen vetëm me telegrame ngushëllimi dhe deklarata, por duhet të ndërmarrin veprime konkrete përballë kësaj situate.
Ramadani i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

