Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve, Osmani shkeli afatin ligjor me mosemërim

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 15:22
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve, Osmani shkeli afatin ligjor me mosemërim

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se përbërja e KQZ-së reflekton grupet parlamentare dhe jo numrin e deputetëve të partive politike në Kuvend.

Ai ka thënë se në një situatë hipotike ku një parti merr 75 % në zgjehje dhe 5 subjekte të tjera nga 5 %, atëherë të të gjitha grupet do të kishin nga një anëtarë.

‘Përbërja e KQZ-së nuk e reflekton proporcionalisht fuqinë politike dhe numrin e deputetëve në Kuvend. Ajo e reflekton vetëm numrin e grupeve parlamentare si të tilla – pavarësisht numrit të deputetëve, për aq sa është e zbatueshme. Për ilustrim, në një situatë hipotetike, edhe nëse një subjekt do t’i fitonte 75% në zgjedhje, e pesë subjekte tjera nga 5%, prapë se prapë, të gjitha gjashtë grupet do të kishin vetëm nga një anëtar. E nëse ky model zbatohet për përbërjen bazë, nuk ka asnjë sens që për anëtarët “shtesë” të aplikohet një formulë tjetër për emërim”, ka shkruar ai.

Cakolli në profilin e tij ka thënë se sot mbyllet afati 60 ditor për nisjen e mandatit të anëtarëve të rinj derisa thekson se Osmani ka shkelur afatin procedural me mosemërimin e anëtarëve.

“Përndryshe, sot përmbyllet afati ligjor (60-ditor) për fillimin e mandatit të anëtarëve të rinj të KQZ-së. Megjithatë, afati ligjor procedural për emërimin e anëtarëve veçse është shkelur prej më shumë se dy javësh – nga Presidentja Osmani. Ajo nuk ka ushtruar kompetencat e saj kushtetuese e ligjore, përkundër vendimmarrjes së shpejtë të Kushtetueses në lidhje me këtë situatë, e cila i kishte lënë Presidentes disa ditë kohë për emërim, para përfundimit të mandatit të saj”, ka përfunduar Cakolli.

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese
  • 23:14Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
  • 23:12Aksident në Shqipëri, humb jetën një 50-vjeçar