Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Cakolli: S’ka arsye ligjore pse s’u thirr seanca menjëherë, një pjesë e deputetëve janë ende në pushime

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 12:04
Cakolli: S’ka arsye ligjore pse s’u thirr seanca menjëherë, një pjesë e deputetëve janë ende në pushime

Por, meqë kjo nuk ndodhi, Eugen Cakolli i KDI-së, thotë se me shumë gjasë arsyeja është se një pjesë e deputetëve janë ende në pushime për shkak se s’ka arsye ligjore pse vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit nuk u thirr menjëherë.

“Mos keni dilema! Nuk ekziston asnjë arsye ligjore, procedurale apo përgatitore pse vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit nuk u thirr menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Thjesht, një pjesë e deputetëve, me gjasë, janë ende në pushime”.

Cakolli ka kritikuar ata duke thënë se humbja e dy ditëve të para tregon se rehatia e tyre politike është më e rëndësishme se themelimi i institucioneve të reja.

“Çdo ditë që kalon kot është ditë më pak për zgjidhjen e bllokadës. Dhe kur problemi është mungesa e vullnetit politik, humbja e dy ditëve të para tregon qartë se rehatia politike mbetet më prioritare sesa funksionaliteti institucional”.

Pas publikimit të aktgjykimit në Gazetën Zyrtare dje dhe me përfundimin e masës për pezullim të përkohshëm të Kuvendit nga gjykata, deputetët duhet të mblidhen brenda 48 orëve për të vazhduar me seancën konstituive.

Më shumë nga Lajme

  • 16:46VV skeptike për Ligjin për Specialen, Nagavci thotë se “kanë dyshime se nuk do sjellë rezultate të mëdha”
  • 16:38Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë
  • 16:37​Glauk Konjufca kërkon përfshirje të plotë të Kosovës në Korridorin VIII
  • 16:37KE i bën një përmbledhje vizitës së von der Leyen në Ballkanin Perëndimor: Turneu shfaqi vrullin për zgjerim
  • 16:36Urimi i veçantë i vajzës për Justina Shiroka-Pulën: Moment historik për familjen