Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Caktohet seanca fillestare për 53 të akuzuarit për krime lufte në Kosovë

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 15:24
Caktohet seanca fillestare për 53 të akuzuarit për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar ndaj 53 personave të akuzuar për veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”.

Seanca e shqyrtimit fillestar është caktuar të mbahet më 15 shtator 2026, në ora 09:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Departamenti Special, njofton opinionin publik se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.66/2023, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.nr.60/2010 të datës 23.12.2024, kundër të pandehurve Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikolla Miqunoviq, Millovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Verolub Zhivkoviq, Millan Kotur, Radomir Çoliq, Danillo Zeçeviq, Dragutin Josifoviq, Franko Simatoviq, Momçillo Stanojeviq, Vllatko Vukoviq, Ilija Todorov, Stevo Kaponja, Dragan Zhivanoviq, Millosh Gjoshаn, Predrag Stojanoviq, Dimitrije Rashoviq, Millosh Shqepanoviq, Aleksandar Pekoviq, Zhivko Vuksanoviq, Millutin Novakoviq, Sokol Abazi, Novica Stankoviq, Misho Popoviq, Millan Noviqeviq, Nenad Rajiçeviq, Muharrem Ibraj, Millan Slavkoviq, Dragan Isailloviq, Sasha Antiq, Zllatko Odak, Savo Llekiq, Dragan Raciq, Milladin Novakoviq, Dragan Pekoviq, Njegosh Prashçeviq, Zoran Mirkoviq, Dushan Prashçeviq, Ranko Vukadinoviq, Momçillo Stijoviq, Dushan Nedoviq, Gjokica Mihajlloviq, Mirash Gegoviq, Aleksandar Miqunoviq, Llazar Drashkoviq, Mihill Abazi, Momçillo Novakoviq, Marko Abramoviq, Smajl Beqiri, Momçillo Pantiq dhe Predrag Miqunoviq”.

Sipas njoftimit të gjykatës, aktakuza është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 23 dhjetor 2024.

Gjykata njofton se, me propozim të Prokurorisë Speciale, procedura gjyqësore do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

Përmes njoftimit publik, gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjykata ka kërkuar nga të gjithë personat që kanë informacione relevante për vendndodhjen e të akuzuarve që këto të dhëna t’ua përcjellin Policisë së Kosovës ose organeve të tjera kompetente.

Seancën do ta udhëheqë kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra.

seancakrimelufte

Të ngjashme

​Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte

​Gjykata cakton më 15 shtator seancën për 53 të akuzuarit për krime lufte

16:06

Më shumë nga Lajme

  • 16:24Dosja e Prokurorisë: Kujt i raportonte Fatmir Sheholli në Serbi dhe sa paguhej?
  • 16:07​Një shtëpi dhe tri vetura digjen në kryeqytet, policia jep detaje
  • 16:07Vdiq gjatë aksidentit në Komoran, babai i Rea Rakës përlot me fjalët: Gëzuar ditëlindjen në qiell
  • 16:05​Rugova: LDK së shpejti me emër për president konsensual, ka të tjerë më të përgatitur se unë
  • 16:02BE-ja kërkon nga Kosova respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik