Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Carney: ShBA na sulmoi, Kanadaja do t’u përgjigjet tarifave “dollar për dollar”

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 09:08
Carney: ShBA na sulmoi, Kanadaja do t’u përgjigjet tarifave “dollar për dollar”

Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se vala e re e tarifave amerikane ndaj Kanadasë është një “llogaritje e gabuar”, e cila synon ta “lëndojë dhe përçajë” vendin, pasi negociatat tregtare mes dy vendeve dështuan të premten mbrëma.

“Ata kërkuan shumë dhe ofruan shumë pak”, tha Carney të shtunën, duke shtuar se ShBA-ja dhe Kanadaja tashmë ndodhen në një “luftë tregtare”. “Je në luftë kur sulmohesh. Ne u sulmuam”, u shpreh ai.

Carney konfirmoi se Kanadaja do t’u përgjigjet tarifave amerikane me masa të njëjta, “dollar për dollar”, duke nisur nga 8 shtatori. Masat do të përfshijnë edhe tarifa ndaj çelikut, produkteve të qumështit, pajisjeve elektroshtëpiake dhe produkteve elektronike.

Dështimi i negociatave ka tronditur marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, të cilat kanë ekonomi dhe tregti të ndërthurura ngushtë, ndërsa ende nuk ka një rrugë të qartë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka reaguar ende për zhvillimet.

“Nuk mund ta pranojmë atë që kanë ofruar dhe nuk do t’ua japim atë që kanë kërkuar”, deklaroi Carney, shkruan BBC.

Vetëm pak ditë më parë, të dyja palët shfaqeshin optimiste për arritjen e një marrëveshjeje, por negociatat u përshkallëzuan pasi ShBA-ja dhe Kanadaja akuzuan njëra-tjetrën për ndryshime në momentet e fundit.

Pas dështimit të bisedimeve, Kanadaja është përballur me tarifa të reja amerikane prej 50 për qind për një sërë produktesh kanadeze, krahas tarifave që tashmë janë në fuqi për çelikun, aluminin, automjetet dhe lëndën e drurit.

Tarifat e reja janë të kufizuara në shtrirje dhe prekin rreth 20 miliardë dollarë importe kanadeze, ose afërsisht 5 për qind të totalit. Ato përfshijnë produkte si vera, produktet e qumështit, çimentoja, veshmbathjet dhe pajisjet e hokejit.

Carney tha se Kanadaja po kundërpërgjigjet “me ngurrim”, me qëllim mbrojtjen e interesave të saj. Sipas tij, detajet e masave hakmarrëse do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.

Kryeministri kanadez ka marrë mbështetje edhe nga liderët e partive të tjera federale, përfshirë opozitën konservatore, si dhe nga disa kryeministra provincialë.

Tarifat doganore kanë qenë një prej shtyllave kryesore të politikës tregtare të Trumpit. Presidenti amerikan argumenton se ato do të forcojnë prodhimin vendas dhe do të krijojnë vende të reja pune në ShBA.

Kritikët, megjithatë, thonë se tarifat kanë rritur çmimet për konsumatorët amerikanë dhe kanë shkaktuar pasoja negative për ekonominë globale.

dollarcarneykanadaja

Të ngjashme

Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit

Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit

18:26

Më shumë nga Lajme

  • 08:58Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme
  • 08:53Hyrje-daljet nga Kosova, këto janë pritjet në pikat kufitare
  • 08:15Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trump për bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosovën e Shqipërinë
  • 08:12Sot do të ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë
  • 08:05Rinia e PDK-së me aktivitet sot para Qeverisë