Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çështja e Apelit, kur pritet të merret vendimi i shkallës së dytë nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së?

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 22:16
Çështja e Apelit, kur pritet të merret vendimi i shkallës së dytë nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së?

Ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apelim të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Që nga shpallja e vendimit, ekipet mbrojtëse kanë paralajmëruar se do ta kundërshtojnë atë në Gjykatën e Apelit në Hagë, duke i cilësuar dënimet me burgim të padrejta dhe duke pretenduar se gjatë procesit ka pasur parregullsi.

Ndërsa afati po afrohet, Prokuroria e Specializuar, e cila gjithashtu kishte paralajmëruar apelimin e aktgjykimit, nuk ka dhënë detaje për qëndrimin e saj.

Në një përgjigje për RTK-në, ZPS-ja ka thënë se ky informacion nuk është për publikun.

Se si zhvillohet procedura në shkallën e dytë të gjykimit dhe çfarë kompetencash ka Gjykata e Apelit, e shpjegojnë avokatët e akredituar nga Specialja.

“Gjykata e Apelit merret më shumë me shkresat, parashtresat, ankesat, mirëpo nuk thërret dëshmitarë të dëgjohen, me përjashtim nëse për ndonjë dëshmitar ka kërkesë nga ana e prokurorit apo avokatëve. Atëherë gjykata vendos a do të ketë zgjerim apo hapje të hetimit gjyqësor në Apel apo jo, mirëpo nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka në çka të ndikohet në ndryshim të provave”, tha Skënder Musa, avokat i akredituar.

Ndërkaq, avokati Adrianit Ibrahimi vlerëson se, nëse procedura zhvillohet brenda afateve të parapara dhe nuk ka zgjatje të tyre, vendimi i Apelit mund të merret në pranverën e vitit 2027.

“Afati për ta shqyrtuar ankesën në parim është 60-ditor, mirëpo është problem të parashikohet vendimi. Nëse respektohen afatet si të tilla dhe nuk zgjaten, në pranverën e vitit të ardhshëm ish dashtë me pasë një vendim sa i përket ankesës. Mirëpo, kjo nuk mund të përcaktohet tani, sepse janë afate që mund të zgjaten në bazë të rrethanave, ashtu siç u zgjat afati i parë”, tha Adrianit Ibrahimi, avokat.

Ndërkohë, përveç aktgjykimit në rastin kryesor, mbrojtja e Hashim Thaçit ka paralajmëruar apel edhe ndaj dënimit prej 17 muajsh burgim në rastin për pengim të drejtësisë.

Në një parashtresë të dorëzuar në Gjykatë, avokatët kanë kundërshtuar mënyrën e llogaritjes së kohës së kaluar në paraburgim, duke argumentuar se, po t’i ishte llogaritur Thaçit paraburgimi që nga dhjetori i vitit 2024, dënimi prej 17 muajsh do të konsiderohej i vuajtur dhe ai do të duhej të lirohej.

apelitmerretvendimi

Të ngjashme

Aktgjykimi i Apelit që i la në burg përjetë Murselin e Plavën - Kokallën 30 vjet

Aktgjykimi i Apelit që i la në burg përjetë Murselin e Plavën - Kokallën 30 vjet

20:04
Cili afat përfundon nesër në procesin ndaj katërshes së UÇK-së? E sqaron avokati Bajraktari

Cili afat përfundon nesër në procesin ndaj katërshes së UÇK-së? E sqaron avokati Bajraktari

16:49

Më shumë nga Lajme

  • 22:48“Populli im, ju jam borxh gjithë jetën”: Haradinaj kujton betejën e padrejtë me Hagën dhe triumfin e tij
  • 22:45Haradinaj: Një arsye për protestë me e pas, e mbushi sheshin e Prishtinës, çdo ditë të lume
  • 22:45Parashikimi i motit për të premten e 27 Nëntorit
  • 22:28Manaj: Specialja duhet t’i trajtojë vrasjet politike deri në përfundim të mandatit
  • 22:26“Greqia ishte gati ta njohë Kosovën”, Haradinaj: Refuzimi i LNG-së bëri që të ndryshonte qëndrim