Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Manaj: Specialja duhet t’i trajtojë vrasjet politike deri në përfundim të mandatit

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 22:28
Manaj: Specialja duhet t’i trajtojë vrasjet politike deri në përfundim të mandatit

Shkëmb Manaj, djali i veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shaban Manaj, ka kërkuar që Gjykata Speciale të trajtojë rastet e vrasjeve me motive politike që përfshihen në mandatin e saj, deri në përfundim të tij.

Në Debat Plus në TV Dukagjini, Manaj ka thënë se Gjykata Speciale ende ka mandat dhe se familjarët presin që këto raste të trajtohen në përputhje me kompetencat që ia përcakton ligji.

“Gjykata Speciale ende ka mandat dhe ne vlerësojmë që duhet t’i trajtojë rastet deri në përfundim të mandatit të saj”, ka deklaruar ai.

Manaj ka theksuar se, bazuar në atë që është paraqitur nga kryetari i kolegjit gjatë shpalljes së aktgjykimit (në rastin kryesor në Hage), në të janë përfshirë vrasjet deri në qershor të vitit 1999. Megjithatë, ai ka rikujtuar se Ligji për Dhomat e Specializuara përcakton juridiksion kohor deri më 31 dhjetor 2000.

“Mbi bazë të asaj që është paraqitur në fjalën e kryetarit të kolegjit në këtë aktgjykim janë përfshirë vrasjet deri në qershor të vitit 1999. Me Ligjin për Dhomat e Specializuara, kjo gjykatë ka marrë mandat t’i trajtojë edhe vrasjet me motive politike deri në dhjetor të vitit 2000. Dhe ne presim që këto raste të trajtohen në bazë të mandatit që e kanë me ligj”, ka thënë Manaj.

manajtrajtojëvrasjet

Të ngjashme

Manaj: Asnjëherë s’e kemi akuzuar asnjë eksponent politik për vrasje

Manaj: Asnjëherë s’e kemi akuzuar asnjë eksponent politik për vrasje

21:51
Manaj: Kemi një shpresë që mund t’i trajtojë Gjykata Speciale – Ne e kundërshtojmë ndryshimin e ligjit nëse lidhet me heqjen e mandatit për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Manaj: Kemi një shpresë që mund t’i trajtojë Gjykata Speciale – Ne e kundërshtojmë ndryshimin e ligjit nëse lidhet me heqjen e mandatit për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

21:36
Manaj – Shalës e Hasanit: Secili qytetar i Istogut e ka njoftë babën, le të del veç një që thotë që u vra për moral apo biznes

Manaj – Shalës e Hasanit: Secili qytetar i Istogut e ka njoftë babën, le të del veç një që thotë që u vra për moral apo biznes

21:24

Më shumë nga Lajme

  • 22:26“Greqia ishte gati ta njohë Kosovën”, Haradinaj: Refuzimi i LNG-së bëri që të ndryshonte qëndrim
  • 22:23Apeli në Hagë, Haradinaj: S’pres shumë, komisioni i përbashkët sipas informatave të mia nuk e bën dallimin
  • 22:16Nesër seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari
  • 22:16Çështja e Apelit, kur pritet të merret vendimi i shkallës së dytë nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së?
  • 22:12Kajtazi për Qeverinë Kurti: Ka dështuar në të gjitha fushat