Deputetët e zgjedhur të popullit edhe sot do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të arrijnë konsituimin e tij.
Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje pas dështimit të radhës së Albulena Haxhiut për t’i mbledhur 61 vota, propozimi i këtij subjekti politik për kryekuvendar e ndryshoi.
Ishte Donika Gërvalla e propozuara e radhës nga VV-ja që ra ndesh po me të njëjtin fat si të Haxhiut.