Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për gjuhën ndaj gazetarëve: Kur s’iu konvenon, gazetari bëhet armik, njeri i Rusisë a i Serbisë

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 20:06
Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për gjuhën ndaj gazetarëve: Kur s’iu konvenon, gazetari bëhet armik, njeri i Rusisë a i Serbisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj sulmeve dhe etiketimit publik të gazetarit dhe moderatorit Fidan Jupolli, duke i cilësuar ato si të papranueshme në një shoqëri demokratike, raporton GazetaBlic.

Bajrami ka akuzuar partinë në pushtet për përpjekje për të frikësuar dhe delegjitimuar gazetarët kur raportimi apo qëndrimet e tyre nuk i përshtaten pushtetit.

Ajo ka theksuar se liria e medias duhet të garantohet nga ligji dhe institucionet, duke shtuar se gazetarët nuk duhet të sulmohen vetëm pse ushtrojnë profesionin e tyre.

Reagimi i plotë:

Është e shëmtume dhe e papranueshme në demokraci kur politikanët i sulmojnë gazetarët, i linçojnë publikisht e i etiketojnë si pjesë të ndërmarrjeve kriminale, si njerëz të Rusisë e të Serbisë. Kjo është tentim me i delegjitimu e me i frikësu gazetarët pse po e bajnë punën e tyne.

Në demokraci, gazetarët s’duhet me pasë nevojë me dalë dikush me i mbrojtë sa herë që një politikani s’i pëlqen çka thonë ose çka publikojnë. Ata duhet me u mbrojtë prej ligjit, prej institucioneve të shtetit e, mbi të gjitha, me u mbështetë në punën e tyne profesionale, etike e ligjore.

Po, kur gjendja vjen deri këtu, s’kemi qare pa dalë në mbrojtje të gazetarëve. S’kemi qare pa reagu kur tentohet me u mbyllë ndonjë emision televiziv, kur kërcënohet ekzistenca e një televizioni e tash kur në shënjestër vihet moderatori Fidan Jupolli, i cili po përballet me sulme që duken të organizume e të orkestrume prej partisë në pushtet.

E ironia ma e madhe? Prej asaj partie që për një kohë të gjatë e ka promovu veten në atë studio, që pothuajse çdo natë e ka pasë të njëjtin moderator tue ua dhanë hapësirën e vet, e që tash po e sulmon pikërisht atë.

Pra, kur të konvenon, gazetari është i mirë, studioja është e mirë e emisioni është i mirë. Kur s’të konvenon ma, gazetari bahet armik, pjesë e një ndërmarrjeje kriminale, njeri i Rusisë a i Serbisë.

Kjo s’ka lidhje me demokracinë. Kjo është logjika e pushtetit që e don median veç kur i shërben, e kur ajo s’i shërben ma, mundohet me e frikësu e me ia mbyllë gojën!

bajramigazetarëtndaj

Të ngjashme

Goditje për “Djajtë e Kuq”, Carrick konfirmon mungesën e yjeve ndaj Atletico Madridit

Goditje për “Djajtë e Kuq”, Carrick konfirmon mungesën e yjeve ndaj Atletico Madridit

19:42
Arsenali humbet dy yjet për ndeshjen ndaj Lilles

Arsenali humbet dy yjet për ndeshjen ndaj Lilles

16:44
Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

16:21
Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

11:47

Më shumë nga Lajme

  • 20:59Gruda: Pas 16 shtatorit partitë duhet të kishin vetëdije tjetër kombëtare
  • 20:46Vdekja e punëtorët në vendin e punës në Ferizaj, policia ndalon një person për 48 orë
  • 20:45Të shtëna me armë në një aheng familjar në Ferizaj, sekuestrohet pistoleta
  • 20:40Kos duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë, jo për vendimet e Kuvendit të Kosovës, thotë OVL-UÇK
  • 20:38Konfirmimi nga Komandanti, NATO: Nëse sulmohemi jemi gati që sonte