Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çfarë pritet të ndodhë gjatë deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

GD
Gazeta Demos7 shkurt 2026 në 20:38
Çfarë pritet të ndodhë gjatë deklaratave përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dh Jakup Krasniqit të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pritet të mbahen deklaratat përfundimtare në këtë proces.

Specialja ka bërë të ditur se deklaratat përmbyllëse të palëve do të mbahen nga data 9 deri më 13 shkurt, si dhe nga 16 deri më 18 shkurt është caktuar që 8 orë të shfrytëzohen nga Prokuroria, 3 orë për mbrojtjen e viktimave, si dhe nga 4 orë e gjysmë për secilin ekip mbrojtës të të akuzuarve.

Sipas zëdhënësit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, Michael Doyle, gjatë asaj seance pritet që Prokuroria dhe mbrojtja të paraqesin përmbledhjen e argumenteve të tyre, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, për mbrojtjen e viktimave ai tha se do të flasë për ndikimin që krimet e pretenduara kanë pasur ndaj viktimave. Pas kësaj, trupi gjykues do fillojë diskutimet konfidneciale.

“Gjykatësit do të vlerësojnë me kujdes besueshmërinë e dëshmitarëve, mbështetshmërinë dhe peshën e dëshmive të dëshmitarëve dhe të secilës provë. Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa Prokuroria nuk vërteton fajësinë e tyre jashtë dyshimit të arsyeshëm”, tha zëdhënësi Michael Doyle.

Kur tregoi për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë, Doyle tha se gjykatësi konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku real se Thaçi mund të pengojë procesin e Dhomave të Specializuara dhe të kryejë vepra penale të tjera.

“Gjykatësi pranoi se rreziku i pengimit të drejtësisë është më i ulët krahasuar me rishikimet e mëparshme të paraburgimit, duke pasur parasysh përfundimin e paraqitjes së provave në gjykimin e zotit Thaçi për krime lufte dhe faktin se Prokuroria kërkon të mbështetet pothuajse ekskluzivisht në prova shkresore në gjykimin e zoti Thaçi në lidhje me akuzat për ndikim të paligjshëm ndaj dëshmitarëve. Sidoqoftë, gjykatësi vlerësoi se vazhdon të jetë i pranishëm një rrezik real, mbështetur në dyshimin e bazuar për përpjekje të gjera të zotit Thaçi për të penguar procesin në gjykimin e tij për krime lufte dhe në pretendimin se pjesë e këtyre përpjekjeve ishte kërkimi i bashkëpunimit prej, dhe dhënia e udhëzimeve, individëve që janë të lirë në Kosovë”, tha Doyle.

Ai shtio se gjykatësi në vendimin e tij mori parasysh mundësinë që personat që mund të thirren si dëshmitarë të mbrojtjes në atë gjykim, ndonëse ende nuk dihen identietet e tyre, mund të jenë objekt i ndikimit.

Gjithashtu, Doyle përmendi edhe qëndrimet e gjyqtarëve se kinse ekziston një atmosferë e vazhdueshme për frikësimin e dëshmitarëve në Kosovë.

“Gjykatësi u mbështet në faktin se “ekziston një atmosferë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, në veçanti në lidhje me hetimet/ndjekjen penale të krimeve që u atribuohen ish anëtarëve të UÇK së”. Në vendimin e tij, gjykatësi i çështjes citoi konstatime të pranuara në tri çështje të tjera, përfshirë një çështje ku dhanë dëshmi një ekspert i mbrojtjes së dëshmitarëve dhe një punonjës i mbrojtjes së dëshmitarëve, dhe dy aktgjykime në të cilat ky fakt u vërtetua bazuar në dëshmitë e disa dëshmitarëve të cilët përshkruan përvojat e tyre personale të frikësimit të dëshmitarëve”, tha ai.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Më shumë nga Lajme

  • 10:22KUR MERITA KTHEHET NË ILUZION TË DIJES
  • 10:20Në kujtim të dëshmorëve të gushtit, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre nuk harrohet
  • 10:18Stuhi të forta godasin Gjermaninë
  • 10:17Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues
  • 09:57Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin