Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku akuzon VV-në për sabotim të projekteve energjetike: Mendësisë së tyre i vjen fundi më 28 dhjetor

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 11:02
Çitaku akuzon VV-në për sabotim të projekteve energjetike: Mendësisë së tyre i vjen fundi më 28 dhjetor

Vlora Çitaku, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e çdo iniciative të institucioneve të Kosovës për zhvillim energjetik.

Në një postim në Facebook, Çitaku shkruan se nga Termocentrali “Kosova e Re” deri te projekti amerikan i gazpërçuesit, VV ka kundërshtuar dhe shpeshherë sabotuar këto projekte, duke e rënduar situatën për familjet dhe prodhuesit vendorë.

“Lëvizja VV prej ditës së parë si parti politike, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të ndërtuar kapacitetet tona energjetike.

Nga Termocentrali Kosova e Re e deri tek projekti amerikan i gazpërçuesit, VV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim.

Sot, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje e sigurisë kombëtare.

Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike”, shkroi Çitaku.

Ajo shkroi po ashtu se kjo ka favorizuar “mafien energjetike” dhe se figura si Nagipi e Martini janë vetëm “maja e ajsbergut”, ndaj një mendësie të tillë do i vie fundi më 28 dhjetor.

“Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella.

Më 28 Dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi.

Ata po e shohin, prandaj janë në panik”, shkroi Çitaku.

Më shumë nga Lajme

  • 11:05Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës
  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë
  • 11:03Rrahu gruan dhe dy vajza dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
  • 11:02Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut
  • 11:00A po shndërrohet gjuha e urrejtjes në mekanizëm për mbajtjen e pushtetit në Kosovë?