Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 21:46
Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

Vetëm pak ditë më herët, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se do ta votonte një koalicion në mes të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo deklaratë e tij e ka befasuar Sekretaren e Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitakun. Arsyeja për këtë befasi sipas saj vjen pasi në ditën e konventës së PDK-së është miratuar një deklaratë politike rreth qëndrimeve të partisë karshi qeverisë e koalicioneve të mundshme.

Thotë se këtë deklaratë e kishte votuar edhe vetë Hoxhaj, pa ndonjë kundërshtim.

“Për mua ka qenë pak befasi deklarata e Hoxhajt. Sepse është e vërtetë që shpeshherë edhe në mbledhje dhe diskutime ne kemi vlerësime dhe mendime të ndryshme, mirëpo deklarata e z.Hoxhaj erdhi pak kohë pas mbajtjes së konventës ku ne miratuam një deklaratë politike të PDK-së. Kjo deklaratë ishte shumë e qartë edhe në raport me qeverinë edhe në raport me koalicionet e mundshme dhe ajo deklaratë politike u votua me unanimitet të plotë. Edhe z. Hoxhaj e ka votuar. Si do që të jetë është një qëndrim i ri që nuk i bënë dëm shëndetit politik dhe demokratik. Zoti Hoxhaj ishte i qartë tha se do ta votoja një koalicion nëse do të kishte marrëveshje politike, nuk tha që e voton njëanshëm”, tha Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.

Deputetja Çitaku, nuk është pajtuar edhe me një deklaratë tjetër të Hoxhajt.

“Polarizimet mes VV-së dhe partive tjera nuk janë të rrejshme, këtu nuk pajtohem me Hoxhajn. Do të ishte më mirë sikur të ishin të rrejshme, do ishin të dëmshme por më lehtë të tejkalueshme”, tha më tej ajo.

PDKVV

Më shumë nga Lajme

  • 07:37KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:32Vranësira e diell, ky është parashikimi i motit
  • 23:45Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
  • 23:35​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?
  • 23:16Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato