Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 23:35
​Shqipëria deri në 110 euro për fëmijë, Kosova nis rritjen e shtesave – kush përfiton më shumë?

Shqipëria dhe Kosova kanë paralajmëruar ndryshime në mbështetjen financiare për fëmijët gjatë vitit 2027, por me modele të ndryshme të përfitimit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur sot se, nga 1 korriku 2027 do të nisë një skemë e re e bonusit të bebeve, përmes së cilës familjet do të përfitojnë pagesa mujore për 5 vite, transmeton KosovaPress.

Sipas paralajmërimit të Ramës, për fëmijën a parë do të ndahen 5,000 lekë në muaj, apo rreth 55 euro, për të dytin 7,000 lekë, apo rreth 77 euro, ndërsa për të tretin 10,000 lekë, përkatësisht rreth 110 euro.

Kjo mbështetje parashihet të zgjasë 60 muaj për secilin fëmijë të lindur që plotëson kushtet e skemës së re.

Nëse shumat mbeten të pandryshuara, gjatë 5 viteve një familje do të përfitonte rreth 3,305 euro për fëmijën e parë, 4,627 euro për të dytin dhe 6,610 euro për të tretin.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 2 nëntorit, ka paralajmëruar rritjen e shtesave për fëmijë me 25% nga janari 2027.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se rritja do të realizohet gradualisht, në 4 faza, deri në vitin 2030, me synimin që shtesat të dyfishohen krahasuar me nivelin aktual.

“Nga janari 2027 shtesat për fëmijë rriten 25 për qind, pastaj edhe në janar të vitit 2028, 25 për qind, në janar 2029 përsëri 25 për qind dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale duke rezultuar në dyfishimin e shtesave për fëmijë brenda mandatit”, ka deklaruar Kurti.

Sipas shembujve të paraqitur nga kryeministri, një familje me 2 fëmijë, e cila aktualisht merr 60 euro në muaj, nga janari 2027 do të përfitojë 75 euro. Ndërsa një familje me 4 fëmijë, që merr 180 euro, do të përfitojë 225 euro në muaj.

Aktualisht në Kosovë (një fëmijë tani minimumi merr 30 euro në muaj dhe nga 1 janari do t’i merr 37.50 euro).

eurofëmijështesave

Të ngjashme

Azemi: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

Azemi: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë

19:19
Franca rrit pagën minimale në mbi 1.500 euro nga 1 dhjetori

Franca rrit pagën minimale në mbi 1.500 euro nga 1 dhjetori

18:33
Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother

Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother

17:24
“Ia fotografoja frigoriferin e zbrazët, më jepte vetëm 20 euro në javë”, Nichi rrëfen për ish-menaxherin

“Ia fotografoja frigoriferin e zbrazët, më jepte vetëm 20 euro në javë”, Nichi rrëfen për ish-menaxherin

21:55

Më shumë nga Lajme

  • 23:16Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
  • 22:56Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
  • 22:48‘Është MARRE me krahasu Vuçiqin me Kurtin” – “SHPËRTHEN” debati mes Korqës dhe Matoshit
  • 22:45Matoshi: Lista Studentore shkoi te Kisha Ortodokse e cila ka qëndrim të ashpër ndaj Kosovës
  • 22:39​Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë