Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 16:20
Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila tha se ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në.

Çitaku tha se Kos duhet të shqetësohet për drejtësinë e procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë, jo për ligjet që i miratojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit

"Askush nuk dëshiron t’i shmanget drejtësisë. Përkundrazi, duam që procesi të kthehet në binarë të drejtë, të garantohet një gjykim i drejtë dhe të respektohen të drejtat themelore të njeriut."

Ajo tha se Specialja është themeluar për ta hequr një njollë të zezë nga historia, atë të pretendimeve për trafikim të organeve që burojnë nga raporti i Dick Marty-t, e jo për t’ia sjellë Kosovës një njollë të re, atë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale, duke vënë në pikëpyetje karakterin çlirimtar të luftës sonë.

"Kosova nuk po shkel asnjë nga detyrimet që ka marrë përsipër në raport me Bashkimin Evropian. Gjykata Speciale nuk do të mbyllet. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë dhe të ushtrojë mandatin e saj. Debati për ndryshimet ligjore nuk nënkupton shmangie nga drejtësia, por synon që procesi të zhvillohet në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të drejtat themelore të njeriut."

Ajo thotë se shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë proces janë dokumentuar edhe nga The Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC).

"Këto shqetësime meritojnë vëmendje serioze dhe trajtim të drejtë."

Ndër të tjera, deputetja e përmendi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Kosovës i takon të vendosë për ndryshimet ligjore.

"Për këtë arsye, qëndrimi i komisioneres Marta Kos ngre pikëpyetje për koherencën e qëndrimeve brenda vetë Komisionit Evropian.

Kuvendi i Kosovës ka të drejtë dhe përgjegjësi ta ushtrojë mandatin e tij kushtetues e ligjor. Deputetët janë përfaqësues të popullit dhe kanë detyrim të veprojnë në mbrojtje të interesit të qytetarëve, të së vërtetës dhe të drejtësisë."

Në fund, Çitaku tha se Kuvendi është i hapur për të biseduar dhe të eliminohet çdo keqkuptim, dhe kësisoj, ajo thotë mund të gjendet pajtimi.

"NATO dhe Bashkimi Evropian kanë qenë aleatë të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë. Këtë partneritet e vlerësojmë thellësisht dhe besojmë se dialogu, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë janë rruga përpara.

Kuvendi i Kosovës i ka dyert e hapura. Jemi kurdo të gatshëm të ulemi, të bisedojmë dhe të eliminojmë çdo keqkuptim. Jam e bindur se, me mendje të hapur dhe qasje konstruktive, duke pasur si qëllim të përbashkët drejtësinë, do t’i tejkalojmë të gjitha keqkuptimet dhe në fund do të gjejmë pajtim.

Ne nuk kërkojmë privilegj dhe as shmangie nga drejtësia. Kërkojmë drejtësi të vërtetë, respektim të të drejtave të njeriut dhe një proces që nuk e cenon të vërtetën historike të luftës sonë çlirimtare.

Drejtësia dhe partneriteti me aleatët tanë nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Përkundrazi, drejtësia është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi."

çitakudrejtësinëhagë

Të ngjashme

Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme që të diskutojmë me BE-në, s'po ikim nga drejtësia

Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme që të diskutojmë me BE-në, s'po ikim nga drejtësia

11:50
Çitaku: Fushata e VV-së kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme

Çitaku: Fushata e VV-së kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme

21:06

Më shumë nga Lajme

  • 17:03Nesër i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë
  • 16:48Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona
  • 16:47MINTI intensifikon kontrollet për çmimet e barnave, shqiptohen gjoba në Pejë
  • 16:44Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj
  • 16:36Kush është Edonisa Aliu, drejtuesja e futbollit që dyshohet se u rrah nga Liridon Leci?