Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar Hekuran Muratit nga Vetëvendosje, pasi që ky i fundit ia ka dhënë meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave, duke thënë se të njëjtit ‘’janë bërë qesharak’’ dhe se kontributi i vetëm i tyre është gazi lotsjellës dhe vonesat disa vjeçare.
Tutje, Çitaku, i është drejtuar Muratit duke i thënë se së pari ta kryejë punën e tij e pastaj të krekoset.
Postimi
:Hekuran, Kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disavjeçare.Asnjë kontribut tjetër nuk keni. Asnjë. Qesharak jeni bërë.Veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën. Mos u merr me gjëra koti.Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu. Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike.Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu.