Vlora Çitaku, U.D. kryetare e PDK-së, në një konferencë për media foli për ndryshimet e Ligjit për Specialen.
Ajo tha se nisma, që nisi si e PDK-së, tashmë është nismë shtetërore.
“Kjo nismë që filloi si nismë e PDK-së, sot është nismë shtetërore, dhe unë po besoj që ky ka qenë qëllimi ynë dhe kjo ka qenë thirrja që na është bërë ditë e natë në sheshet në Prishtinë e anekënd ku jetojnë shqiptarët. Ne sigurisht që kemi vlerësuar se edhe ligji i kaluar ka qenë i rëndësishëm dhe i dobishëm, mirëpo në momentet e fundit kemi pranuar disa sugjerime konkrete nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të cilët me dashamirësi, me qëllim të mirë, kanë synuar ta mbështesin këtë projekt në mënyrë që ta bëjnë më të qëndrueshëm juridikisht”, u shpreh deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo tha se përgjatë kohës sa do të zgjasë procesi i Apelit, do të ketë edhe nisma tjera tekaa shtoi se ky është vetëm hapi i parë.

