Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Ligji për Specialen, Gucati thirrje deputetëve: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 07:49
Ligji për Specialen, Gucati thirrje deputetëve: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të votojnë Ligjin për Specialen në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi ka njoftuar se seanca e ndërprerë të premten do të vazhdojë të enjten, nga ora 10:00, ndërsa në rend dite pritet të jetë edhe rishqyrtimi i këtij ligji.

Gucati ka kërkuar që deputetët, pa dallim partie apo bindjeje politike, të mbështesin ligjin dhe të mos ketë ndarje mes subjekteve politike për këtë çështje.

“Unë vetëm mund të bëj thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë, pa dallim partie apo ideologjie, që nesër ta votojnë këtë ligj bashkërisht, të gjitha partitë. I bëj thirrje edhe LDK-së që të mos ndahet nga të tjerët, sepse ata deputetë e kanë marrë votën e qytetarëve të Kosovës për t’i mbrojtur interesat e tyre dhe interesat e atyre shokëve që i kemi atje brenda në Hagë”, ka deklaruar Gucati në Tëvë1.

Ai është shprehur se pret që ligji të miratohet, duke theksuar se, sipas tij, nuk duhet të ketë kompromis politik kur bëhet fjalë për luftën e UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve.

“Unë shpresoj që ky ligj nesër të kalojë dhe të votohet. Nuk duhet të bëhet kompromis me luftën dhe me gjakun e dëshmorëve. Ligji duhet të kalojë. Është bërë gabim që është kthyer në Kuvend, kam thënë atëherë dhe po e them edhe sot. Është mirë që ligji të votohet nesër, që të mos humbim kohë dhe të punojmë sa më shpejt dhe sa më shumë për lirimin e shokëve tanë”, ka thënë ai.

Gucati ka folur edhe për rëndësinë e përgatitjeve të mbrojtjes në procesin e Apelit, duke thënë se angazhimi duhet të vazhdojë përmes argumenteve dhe fakteve.

“Duhet të punojmë që në Apel të jemi të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, që këtë gjykatë ta çmontojmë me argumente dhe fakte, sepse të gjitha faktet dhe argumentet janë në anën tonë. Unë mendoj se, nëse ne bashkohemi si shoqëri dhe si komb, mund të arrijmë atë që synojmë”, ka theksuar kryetari i OVL-UÇK-së.

Në fund, ai ka përsërituar thirrjen për unitet politik dhe shoqëror, duke kërkuar që deputetët të veprojnë bashkërisht lidhur me këtë çështje.

“Edhe një herë bëj thirrje që të jemi të bashkuar dhe të kemi unitet rreth këtij ligji dhe rreth asaj gjykate, që në fund të fitojmë”, ka përfunduar Gucati.

ligjigucatithirrje

Të ngjashme

“Kur e kam pa mbesën e tij…”, vizita e Jakup Krasniqit, shpërthen në lot Hysni Gucati

“Kur e kam pa mbesën e tij…”, vizita e Jakup Krasniqit, shpërthen në lot Hysni Gucati

20:27
“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë pastërtinë e rrugës” – Gucati reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë

“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë pastërtinë e rrugës” – Gucati reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë

18:26
Rama thirrje kryeministrit: Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve

Rama thirrje kryeministrit: Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve

19:25

Më shumë nga Lajme

  • 07:50Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale
  • 07:48KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:40Sot mot i ndryshueshëm: Priten reshje shiu e erëra të forta
  • 23:32Ish-këshilltari i Krasniqit: Baca Jakup do të kthehet shpejt në Kosovë
  • 23:31Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan