Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çitaku: Ligji me ndryshime do të votohet, s’do të lëmë mjet pa përdorur për drejtësi në Hagë

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 15:33
Çitaku: Ligji me ndryshime do të votohet, s’do të lëmë mjet pa përdorur për drejtësi në Hagë

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK nuk ka hequr dorë nga nisma ligjore për Dhomat e Specializuara dhe se ligji vazhdon të jetë në procedurë parlamentare dhe kushtetuese.

Në një deklaratë për Klan Kosovën, në gjashtëvjetorin e arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Çitaku i ka cilësuar këto vite si jashtëzakonisht të vështira.

Sipas saj, katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë qenë të braktisur nga shteti, ndërsa aktgjykimin e 16 shtatorit e ka quajtur të padrejtë dhe të pabazuar në fakte.

“Është një ditë e rëndë për secilin prej nesh që i ka njohur dhe i njeh personalisht. Kanë qenë gjashtë vite jashtëzakonisht të vështira, në të cilat ne që i kemi pasë miq dhe bashkëpunëtorë, na është dashur të ecim nëpër teh të shpatës, duke u munduar që t’iu dalim në ndihmë dhe duke u përkujdesur që përgjatë rrugës nga vullneti i mirë të mos iu bëjmë dëm”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se verdikti i 16 shtatorit krijoi një ringjallje, një rilindje kombëtare e popullore dhe një solidarizim të pashoq të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe të shqiptarëve anë e kënd në mbështetje të luftës çlirimtare.

“Verdikti i 16 shtatorit nuk është një verdikt, një aktgjykim kundër katër burrave. Është aktgjykim kundër historisë, është i padrejtë dhe i pabazuar. Çfarë kërkon PDK është vendosja e drejtësisë, jo shmangia e saj. Nuk po kërkojmë të ikim nga drejtësia. Ne po kërkojmë drejtësi të bazuar në fakte. Është evidente edhe nga deklarata e kryetarit të gjykatës, por do të shihet qartë edhe kur të publikohet aktgjykimi i plotë, që është një aktgjykim i sajuar, i pabazuar në fakte dhe nuk përbën një ndëshkim individual. Por, në fakt është një gjykim që i bëhet historisë sonë”, ka deklaruar Çitaku.

Duke folur për nismën ligjore, Çitaku ka sqaruar se pas miratimit në lexim të dytë janë pranuar rekomandime për fuqizimin juridik të ligjit.

Ajo është shprehur e bindur se, nëse ruhet vullneti politik i 6 tetorit, ligji me ndryshimet e propozuara do të marrë sërish mbështetjen e Kuvendit. Çitaku ka folur edhe për mbështetjen financiare të mbrojtjes dhe punën e grupit punues.

“Ne e kemi ndërmarrë nismën ligjore dhe kam nevojë ta saktësoj: PDK nuk ka hequr dorë nga ligji. Ligji nuk është tërhequr, ligji është në procedurë parlamentare dhe kushtetuese. Pas miratimit të tij në lexim të dytë kur ka qenë tepër vonë që të bëhen ndërhyrje, ne kemi pranuar edhe disa rekomandime, të cilat janë në funksion të fuqizimit juridik të ligjit dhe në funksion të vënies së drejtësisë. Nuk mund të flas tani për detaje, sepse do të ishte jokorrekte nga ana ime, sepse është një punë ekipore që po bëhet. Por, unë jam e bindur që nëse ekziston vullneti politik që ka ekzistuar me 6 tetor, po ai ligj me ndryshimet që janë propozuar tashmë do të votohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se ligji është vetëm një instrument.

Sipas saj, mbrojtja ka nevojë edhe për mbështetje financiare.

“Mbështetja financiare që e kanë kërkuar, u është siguruar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Është një mbështetje që ka munguar me vite të tëra, por më pas është edhe fondi politik, diplomatik, marrëdhënieve me publikun e kështu me radhë, por ne si grup punues në takimin e parë jemi dakorduar që të ruajmë konfidencialitetin e diskutimeve dhe vendimeve që marrim”, ka thënë ajo.

Çitaku ka theksuar se kompleksiteti i situatës kërkon kujdes, duke u zotuar se do të përdoren të gjitha mjetet për të kërkuar drejtësi. Sipas saj, ky proces lidhet me të kaluarën dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës.

“Është një situatë shumë komplekse. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Siç u pa edhe në ditën kur është dhënë aktgjykimi, Kosova dhe çlirimtarët tanë kanë shumë kundërshtarë që kanë punuar me vite aktivisht që të arrihet një aktvendim i tillë, por ne do të bëjmë çdo gjë. Nuk do të lëmë asnjë mjet, nuk do të kursehemi aspak për të vendosur drejtësi. Po e ripërsëris, nuk bëhet fjalë për fatin personal të katër burrave që kanë qenë në gjendje me vdekë për këtë vend. Bëhet fjalë për të kaluarën dhe për të ardhmen e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Çitaku.


çitakuligjidrejtësi

Të ngjashme

Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi

Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi

11:58
Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm

Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm

09:55

Më shumë nga Lajme

  • 15:11Ministri zviceran: Vendimi i Gjykatës Speciale nuk është politik, s’mund ta komentoj
  • 15:10Konjufca: Punimet e grupit strategjik për Hagën do të jenë konfidenciale
  • 15:10Kusari-Lila: Nëse nga nesër s’ka ulje të çmimit e derivateve, do ta kthejmë çmimin tavan
  • 15:09Konjufca takon Cassis: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
  • 14:23Shqipe Selimi kujton gjashtë vjet nga shkuarja e Rexhep Selimit në Hagë: UÇK një herë, UÇK gjithmonë