Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 09:55
Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar angazhim të përbashkët shtetëror në mbrojtje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në një postim me rastin e gjashtëvjetorit të shkuarjes së tyre në Hagë.

Çitaku e ka cilësuar thellësisht të padrejtë dhe krejtësisht të papranueshëm aktgjykimin e shkallës së parë, i cili, sipas postimit të saj, përmban gjithsej 81 vjet burgim. Ajo ka theksuar se PDK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, duke vlerësuar se bie ndesh me provat, standardet e një gjykimi të drejtë dhe të vërtetën historike të luftës çlirimtare.

“Në këtë proces nuk janë vënë në pikëpyetje vetëm katër çlirimtarë. Është vënë në pikëpyetje vetë historia e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se historia e Kosovës nuk fillon në sallat e gjyqit në Hagë dhe nuk mund të rishkruhet nga një aktgjykim. Sipas saj, liria dhe pavarësia e vendit janë rezultat i sakrificës së popullit, luftës së UÇK-së dhe mbështetjes vendimtare të ShBA-së, vendeve evropiane dhe NATO-s.

Çitaku ka nënvizuar rëndësinë e angazhimit institucional përtej dallimeve partiake për hartimin e Strategjisë Shtetërore për procesin e apelit, forcimin e mbrojtjes juridike, sigurimin e mbështetjes financiare dhe intensifikimin e angazhimit diplomatik.

Ajo ka bërë të ditur se paralelisht po punohet për plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me synimin që të krijohet mbështetje më e plotë dhe më e qëndrueshme juridike për çlirimtarët.

“Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë drejtësi! Dhe nuk do të lejojmë që një aktgjykim ta shtrembërojë historinë e një populli që luftoi për liri”, është shprehur ajo.

Në përmbyllje, Çitaku ka theksuar se Republika e Kosovës ka detyrim të qëndrojë pranë çlirimtarëve të saj.

“Çlirimtarë, ju mbahuni të fortë! Ne nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm! As sot. As nesër. Asnjëherë”

çitakuhistoriakosovës

Të ngjashme

Gjenerata e 63-të, ja se kur diplomojnë kadetët e rinj të policisë

Gjenerata e 63-të, ja se kur diplomojnë kadetët e rinj të policisë

21:03
Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

21:02
Albin Kurti: RTK nuk i raporton Qeverisë së Kosovës

Albin Kurti: RTK nuk i raporton Qeverisë së Kosovës

19:09
Schuebel vlerëson progresin e Kosovës dhe kërkon vazhdimin e reformave

Schuebel vlerëson progresin e Kosovës dhe kërkon vazhdimin e reformave

18:54

Më shumë nga Lajme

  • 09:58Vrasja e Arlinda Zekajt, kryeprokurori pret në takim aktivistet që po protestojnë para KPK-së
  • 09:52Policia zbarkon në një kafeteri në Gjilan, arrestohen tre persona
  • 09:226 vite nga arrestimi i Rexhep Selimit, vëllau i tij prek me fjalët: Gjashtë vjet larg familjes, larg përqafimeve të më të dashurve, vëlla, me kokën lart e me dinjitet
  • 09:19Gërxhaliu: Buxheti po orientohet më shumë drejt mbijetesës sesa zhvillimit ekonomik
  • 09:1727.6 milionë euro për rrymën vetëm brenda shtatorit, Ymeri: Era Mafi Energjetike!