Në dosjen e Prokurorisë lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut, pesë zyrtarë policorë kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e Prokurorisë, dhe sjell në vazhdim, dëshmitë e të arrestuarve, Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj.
Në cilësinë e të dyshuarit, Rreshter Ibrahim Nela:
Nela tregon se Agoni ka vepruar në mënyrë të dhunshme që nga momenti kur ata kanë arritur në vendin e ngjarjes, duke tentuar t’i sulmonte. Thotë se zyrtari Albian Retkoceri përdori sprejin lotsjellës, ndërsa Agoni më pas u fut në një veturë Golf, ku nuk dinte çfarë fliste dhe ishte “jashtë kontrollit”.
“Ka pasur sytë më të rritur, ka qenë pothuajse tërësisht i djersitur dhe gjendja e tij psikike ka qenë jashtë kontrollit pothuajse totalisht dhe ka bërë veprime të çuditshme…” Ka rezistuar duke mos i afruar duart dhe duke gjuajtur me shqelma edhe pse ka qenë i shtrirë me gjoks për toke, por vlen të ceket se qytetari ka qenë i ushtruar fizikisht dhe ka pasur forcë shumë të madhe…” Pasi që i kemi vendosur prangat… aty e kemi parë që gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe kemi marrë ujë ku jemi munduar ta freskojmë… ndërkohë ka ardhur autoambulanca cila nga thirrja jonë është vonuar shumë… të cilëve ju kemi ndihmuar ta vendosin në lesë dhe më pas e kanë vendosur në autoambulancë dhe… kanë njoftuar që qytetari nuk ka shenja jete.”
Në cilësinë e të dyshuarit, zyrtari policor Albian Retkoceri:
Retkoceri thotë se Agoni “kërceu drejt tyre” me fyerje, gjë që e detyroi të përdorte sprejin. Përmend se ai nuk u ndal as kur iu dha komanda verbale dhe se gjatë arrestimit tregoi rezistencë ekstreme.
“Si na ka parë neve ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmuar duke na sharë ‘unë ja u qij nanën’…” dyshuari ka vazhduar të lëvizë në mënyrë të çrregullt dhe i njëjti ka hyrë në ulësen e shoferit… duke refuzuar të qetësohej. Gjatë kohës sa kemi qenë në prangim e sipër i dyshuari ka rezistuar…” “Pas vendosjes se prangave të dyshuarin e kemi ngjitur në pozitën në gjunjë dhe unë kam vrapuar në veturën zyrtare për të marr një shishe me ujë dhe i kam qit ujë në fytyrë…”
“Ia vendosi dorën në kokë… nga pakujdesia vdiq”, Dosja e Prokurorisë për rastin e 27 vjeçarit në Lipjan Në cilësinë e të dyshuarit, zyrtari policor Artidon Koxheli: