Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çmimet po “fluturojnë” çdo ditë, ankesat e qytetarëve s’i merr askush parasysh

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 23:27
Çmimet po “fluturojnë” çdo ditë, ankesat e qytetarëve s’i merr askush parasysh

Ngritja e çmimeve të shumë produkteve është shqetësim për qytetarët. Edhe evidencat e Agjencisë së Statistikave, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore, pasqyrojnë rritje të çmimeve në shumë produkte bazë për jetesë. Ndërkohë, njohës të ekonomisë vënë në pah se për standardin e jetesës në Kosovë, çmimet aktualisht janë të larta, duke paralajmëruar valë të re të shtrenjtimit.

Çmimet e një pjese të produkteve ushqimore, veshjeve, të veglave e pajisjeve shtëpiake, si dhe të shumë mallrave të tjera, gjatë muajve të fundit kanë shënuar rritje.

“Nuk po mundemi t’i vërejmë se dita-ditës po ngrihen çmimet”, tha një qytetar.

“Shtrenjtë janë gjërat në krahasim me rrogat që i kemi, sidomos me të ardhurat e pensionistëve, por po na ndihmojnë fëmijët tanë, se ndryshe gjysma e pensionit na shkon për terapi”, shtoi një tjetër qytetar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, sivjet çmimi i kafesë dhe çajit është rritur për 16,9%, i mishit për 12,7%, i pemëve 12,3%, i perimeve për 10,7%, ndërsa ai i vajrave dhe yndyrave për 9.9%.

Ngritje kanë pësuar edhe çmimet e produkteve të tjera si qumështi, djathi, vezët, lëngjet e pijet alkoolike.

Njohës të ekonomisë vënë në pah se për standardin e jetesës në Kosovë, çmimet aktualisht janë të larta.

“Ngritja e çmimeve rrezikon kategorinë e familjeve me asistencë sociale, të pensionistëve, por edhe ata që janë të punësuar në sektorin publik, por gjithashtu edhe në sektorin privat, sepse rritja e pagës ndodhë rrallë, ndërsa inflacioni rritet për çdo muaj, që për ekonominë e konsumatorëve në Kosovë është e papërballueshme”, tha Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë.

Sipas Bellaqës, muajt në vijim pritet një valë e re e rritje së çmimeve, kjo për shkak të daljes së bizneseve të mëdha në treg të lirë të energjisë.

“Pasojat do të jenë më të mëdha, sepse do të zvogëlohet rritja ekonomike, do të zvogëlohet brutoprodukti, që faktikisht do t’i kushtojë ekonomisë së Kosovës”, shtoi Bellaqa.

Shumë biznese të mëdha në vend kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve të produkteve, duke e arsyetuar këtë me shpenzimet për energji elektrike, që vlerësohet se mund të rriten 100 për qind./rtk

Më shumë nga Lajme

  • 10:19BE e konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
  • 10:18Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë, nga ora 11:00 deri 17:30
  • 10:01Nisja e punëve për Parkun Industrial në Podujevë, Kurti s’flet për bllokadën politike: Urime të gjithëve gurëthemeli
  • 09:58U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut
  • 09:54Aksident mes katër automjeteve në qendër të Malishevës, vetura delë nga rruga dhe godet një zyrtar policor