Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Çu, çu mos ta ni zanin”, qytetari ankohet si e trajtoi policia në Istog (VIDEO)

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2025 në 18:15
“Çu, çu mos ta ni zanin”, qytetari ankohet si e trajtoi policia në Istog (VIDEO)

Një qytetar është ankuar për sjelljen e një zyrtari policor në Istog.

Sipas një videoje që i njëjti e ka dërguar dëgjohet vetëm komunikimi mes tij dhe policit, bëhet fjalë për një rast të ndodhur mbrëmjen e së enjtes, 6 nëntor mes orës 19:00 dhe 20:00.

Qytetari K.S. pretendon se polici me inicialet Z.A. (të dy këta emra të njohur për redaksinë) ka ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj tij.

“Çka ki, çka po pisket, po dyshoj që ke diçka ilegale. Duhet me respektu policin”, dëgjohet mes tjerash të thotë polici.

Sipas bisedës që dëgjohet, arsyeja e ndalimit të qytetarit duket të ketë qenë parkimi në zonë të ndaluar, ndërsa i njëjti është gjobitur për mos-vendosje të rripit të sigurisë me shumën prej 150 eurove, siç mund të shihet në dokumentin më poshtë./klankosova

Kjo është biseda e plotë mes qytetarit dhe zyrtarit policor, siç dëgjohet në video:

Polici: A je banor?

Qytetari: Po. Nuk jam banor. Po, banor i qituhit jom. Po banor i Istogut jom.

Polici: Asni fjalë!

Qytetari: Asni fjalë? Ani, po!

Polici: Duhet me kanë banor n’qit lokacion. Nëse e ki adresën që jeton n’qit rrugë…

Qytetari: Po a kesh nalun, a veç sa u nala, që m’nale ti qitash?

Polici: Pse? Çka ki?

Qytetari: Jo qysh “çka kom”?

Polici: Çka ki? Çka po pisket? Çu, çu prej kerrit. Çu, çu, çu, çu, çu…

Qytetari: Hej Zot!

Polici: Çu more! Çu, çu… Çu se po dyshoj që ki diçka ilegale. Çu! Pshtetu qitu! Kur të thom “jom ka dyshoj”, jom ka dyshoj. Edhe mos ta nin zonin, a u bo? Rri n’kerr qitu. Rri n’kerr! Rri qitu. Rri n’kerr, rri n’kerr!

Qytetari: U kry!

Polici: Rri n’kerr hej. Policia t’kanë nal.

Qytetari: U kry.

Polici: Duhet me respektu policin çka të thotë.

Qytetari: U kry. Gjithçka kesh tu të resepektu.

Polici: Sen s’ke tu respektu hiç. Hiç!

Qytetari: Asnjë send hiç. Veç që m’the osht e ndalume me u ndal këtu edhe unë veç sa u nala…

Polici: Po normal a p’e sheh? A je banor i ktuhit?

Qytetari: Veç sa e pava!

Polici: Ti thuj “i ika policisë p’i rrugës kryesore, erdha këtu u mshefa”.

Qytetari: Ja, ja! S’kom çka me i ikë une policisë, s’kom kurrgjo me policinë une. Hiç!

Polici: Mirë, mos fol tash kurgjo.

Qytetari: U kry!

Polici: Çu dil qatje. A ki diçka ilegale n’kerr?

Qytetari: Sen hiç!

Polici: Dil qatje, qatje shko. A ki gjo n’xhepa?

Qytetari: Jo more, sen s’kom n’xhepa.

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit