Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Çun Lajçi uron presidenten, ka një mesazh për të

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 23:24
Çun Lajçi uron presidenten, ka një mesazh për të

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka uruar Justinë Shirokën pas zgjedhjes së saj në postin e Presidentes së Kosovës, duke sjellë në kujtesë babanë e saj, Simon Shirokën, dhe një nga kujtimet më të veçanta që, sipas tij, lidhet me artistët e rinj të asaj kohe.

Lajçi ka rrëfyer se Simon Shiroka, argjendar dhe atdhetar shkodran nga Shiroka, ishte i afërt me artistët dhe shpesh u dhuronte atyre punime prej argjendi.

Në rrëfimin e tij, Lajçi kujton edhe një moment pas premierës së “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, kur Shiroka i kishte dhuruar një qystek argjendi.

Postimi:

Justinë!

Mbramë ishte premiera e “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Mbramë ishte viti '72 e ti na duartrokisje ngjitun me skenën, e duartrokitjet e gjata na dehën neve, artistët e rijë, dhe, nga lumtunia, zbritëm në byfenë VIP të teatrit, me festue suksesin e aktorëve dhe të regjisorit Pirro Mani.

Yt atë, Simoni, shkodrani nga Shiroka, na shtrëngonte n’parzëm dhe faqet na i lagte me lot. Ishte i entuziazmuem me Gjeneralin, Priftin, Nicën, edhe me neve që kishim nga dy-tri fjalë! ! I përjetonte personazhet sikur të ishin njerëz që i kishte njohë e dashtë vetë.

Nga nji unazë argjendi ia futi n’gisht Shaniut, Istrefit, Melit … e mue ma vari n’qafë qystekun e sahatit.

- Ti je rugovas, e rugovasëve u duhet qysteku kur ti veshin xhamadanat.

- Asht çmimi për artin i argjendarit Simon, tha e qeshi e qau!

Ishte mënyra e tij me na thanë se na kishte për zemër. Nuk dinte me ardhë duarthatë te artistët.

Justinë, yt atë ishte ma shumë se artist, ma shumë se argjendar, ma shumë se atdhetar. Ishte njeri me kulturë, me dinjitet dhe shqipdashës i papamë. Artistët i stolisi me artizanatin e vet plot tridhjetë vjet dhe, gadi-gadi, kurrë s’i mori mbrapsht.

— I keni nga artisti i argjendit, — na thoshte. — Kosova asht e mbulueme me ar e argjend dhe kurrë nuk soset.

E thoshte tue qeshë, sepse Simoni kurrë s’mund të mos ishte gazmor. Edhe kur fliste për gjanat ma të mëdha, dinte me ua gjetë nji fjalë të vogël që ta çelte zemrën.

Për ne, artistët e rijë të asaj kohe, Simoni nuk ishte veç argjendari që na dhuronte nji unazë, nji qystek a nji stoli. Ishte nji burrë që dinte me na e kujtue se arti nuk asht veç skena ku ngjitesh, por edhe dora që i zgjatet artistit kur ai ka nevojë për nji fjalë, nji përqafim a nji grimë besimi. E Simoni i kishte të trija: dorën, fjalën dhe zemrën.

Prandaj mbramë, kur u takuem me të në kujtesë, nuk po festojshim veç nji post. Po festojshim edhe nji vazhdim.

Mbramë, me Simon Shirokën, e festuem edhe postin tand, Justinë, e yt atë s’i përmbante lotët.

— E kam dijtë se nji ditë Justi ka me qenë zemra e argjendtë e Kosovës! — tha.

Dhe ia krisi kangës:

— O zambaku i bardhë!

Justinë.

Kurrë s’ta thashë, e sonte, kur po bahesh zani i atdheut, po ta them: nji herë e nguca babën tand. I thashë:

— Justina Aliu n'Shkodër e Justina Shiroka n'Prishtinë, dy zana mali që t'shitojnë me sy!

Veç... kjo zana jote po kalon me Blerimin e Ymerit, me muslimanin.

Ai i hoqi syzet, ma drejtoi gishtin dhe m’u përgjigj:

— Ai asht Blerim, e Blerimat janë shqiptarë, si çika jeme!

Sa shqiptarë të mëdhej kishte kjo tokë, moj e mirë!

Ndoshta Simoni, shkodrani i Shirokës që Prizreni e bani të vetin, e kishte lanë prej kohësh nji copë të zemrës së vet në argjend, në duart e artistëve, në kangët e Prizrenit e tash, edhe në postin tand.

Urime posti i Presidentes, Justinë, çika shtatselvi e Simon Shirokës!

Bahu argjendi i Kosovës e tregoi botës se kjo tokë s’ka veç qymyr. Kjo tokë ka ar e argjend, ka njerëz që dinë me e dashtë dhe shqiptarë që s’përtojnë me vdekë për lirinë e saj.

07.10.2026

lajçishirokauron

Të ngjashme

Të gjithë e uruan Shiroka Pulën, Arta Bajrami ka një kërkesë për presidenten e re

Të gjithë e uruan Shiroka Pulën, Arta Bajrami ka një kërkesë për presidenten e re

21:24
Rama uron Shiroka Pulën: Kosova ka nevojë për unitet dhe institucione që japin rezultate

Rama uron Shiroka Pulën: Kosova ka nevojë për unitet dhe institucione që japin rezultate

08:03
Kush është Justina Shiroka Pula?

Kush është Justina Shiroka Pula?

00:25
Arrihet marrëveshja, Justina Shiroka Pula pritet të votohet edhe nga PDK për presidente

Arrihet marrëveshja, Justina Shiroka Pula pritet të votohet edhe nga PDK për presidente

23:12

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra
  • 23:34E enjtja sjell mot me diell e vranësira, ja sa do të jenë temperaturat
  • 23:33Kryesindikalisti: Defekti ndodhi rreth orës 19:30 gjendja e minatorëve stabile, po flasim me tela induktivë, një ka dalë
  • 23:27Tre minatorët që dolën nga thellësia e minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore
  • 23:24Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje