Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dallaveret me vota dhe arrestimi i 109 personave, vjen deklarimi i Kurtit: S’ka amnisti, hetimet të shkojnë deri në fund

GD
Gazeta Demos24 janar 2026 në 10:19
Dallaveret me vota dhe arrestimi i 109 personave, vjen deklarimi i Kurtit: S’ka amnisti, hetimet të shkojnë deri në fund

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar lidhur me parregullsitë e ndodhura në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të cilat i shfaqi në pah numërimi i fletëvotimeve, me çrast dje pas një operacioni të gjerë policor në Prizren, janë ndaluar 109 persona nën dyshimin për manipulim gjatë numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN).

Kurti deklaroi se komisionerët dhe individët që janë përfshirë në mënyrë të fshehtë në manipulime votash brenda subjekteve politike nuk do të kenë amnisti, teksa inkurajoi institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund.

“Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë”, tha Kurti.

Ai njëherësh tha se vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe vota e lirë do të garantohet, duke theksuar se manipuluesit duhet të ndëshkohen dhe se këto raste nuk duhet të përsëriten më.

“Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore. Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit.

Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen”, tha Kurti.

Më shumë nga Lajme

  • 23:36“Më 17 shtator ndryshon loja politike”, Canaj për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga
  • 23:07Gashi: Kurti po bën hajgare me popullin, është i paaftë t’i formojë institucionet
  • 23:06“Temperaturat ndryshuan, pauzat përfunduan”: Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
  • 23:05Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro
  • 23:03Policia identifikon dhe gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë