Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Peci i kërkon Paris Gurit të dorëzoj mandatin e deputetit: LDK-ja, parti që funksionon si një grusht pulash të çakërdisura

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 21:24
Peci i kërkon Paris Gurit të dorëzoj mandatin e deputetit: LDK-ja, parti që funksionon si një grusht pulash të çakërdisura

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar përmes një video-deklarate pasi Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj tij, duke kritikuar ashpër Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Peci e ka akuzuar LDK-në për shpifje dhe për ngritjen e një kallëzimi të rremë penal ndaj tij, përmes deputetit, Paris Guri.

“Ju LDK-ja jeni në këtë derexhe si parti që funksiononi si një grusht pulash të çakërdisura”, ka deklaruar Peci.

Ai i ka kërkuar Paris Gurit që të dorëzojë mandatin e deputetit, duke pretenduar se ai e ka fituar atë përmes shpifjeve dhe kallëzimit të rremë penal ndaj tij.

Në video-deklaratën e tij, Peci ka përmendur edhe rastin e ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, duke kritikuar atë që e konsideron si mungesë reagimi nga LDK-ja lidhur me këtë çështje.

Reagimi i Pecit vjen pas vendimit të Prokurorisë Speciale për pushimin e hetimeve ndaj tij. Ndërkohë, akuzat e drejtuara ndaj LDK-së dhe Paris Gurit janë pretendime të shprehura nga vetë Peci

peciparisgurit

Më shumë nga Lajme

  • 21:25Sot u suspenduan 11 policë, por a e dini çfarë kishte ndodhur me ata që u suspenduan pas vrasjes së Hamide Magashit?
  • 21:23Maqedonci e Jashari takojnë komandantin suprem të NATO-s në Evropë, diskutojnë për fuqizimin e FSK-së
  • 21:22Mujku: Rasti i Arlinda Zekajt është neglizhuar në secilën instancë
  • 21:19Gjini: Rasti i Arlindës e ka shkundur Kosovën, dy ministrat duhet të japin dorëheqje
  • 21:16Gashi: Për dorëheqje është vonë, Gërvalla e Sveçla duhet të shkarkohen