Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Dallaveret’ në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

GD
Gazeta Demos22 korrik 2026 në 22:42
‘Dallaveret’ në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacion kontrollin e realizuar në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim (DShAM) nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale nga zyrtarë të kësaj drejtorie.

Në njoftim bëhet e ditur se janë sekuestruar prova dhe dëshmi relevante që lidhen me rastin.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, zyrtarë të DShAM-së: G.J., (viti i lindjes 1975, femër kosovare) dhe F.Sh., (viti i lindjes 1979, femër kosovare). Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe D.K., (viti i lindjes 1988, mashkull, shtetas i huaj). Po ashtu në cilësi të të dyshuarës është intervistuar edhe E.Q., (viti i lindjes 1972, femër kosovare)”, u bë e ditur në njoftimin e policisë.

Personat e lartcekur, dyshohet se në bashkëkryerje kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës, duke përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Ndaj të dyshuarave është iniciuar rasti karshi veprave penale: “keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrja e ryshfetit”, “falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “dhënia e ryshfetit”.

Me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse ndaj të dyshuarës E.Q., rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Më shumë nga Lajme

  • 18:41E rëndë: Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lutogllav të Prizrenit
  • 18:4010 ditë afat për t’i evituar zgjedhjet, PDK e gatshme t’i ‘‘përshtatë’’ qëndrimet për Presidentin, VV deklarativisht për ‘‘emër konsensual’’
  • 18:39Behrami: Gjykata Speciale i konsideron viktimat e pretenduara të UÇK-së si kundërshtarë të pavarësisë
  • 18:37Shqiptarët në Mulhouse të Francës protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
  • 18:36Aksident trafiku në Shtërpcë, pesë persona lëndohen