Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Data e zgjedhjeve, Hamza: Jemi për çfarëdo date që e cakton Presidentja, respektojmë cilindo vendim të Kushtetueses

GD
Gazeta Demos6 mars 2026 në 14:19
Data e zgjedhjeve, Hamza: Jemi për çfarëdo date që e cakton Presidentja, respektojmë cilindo vendim të Kushtetueses

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në konferencë për media pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani ku kanë marrë pjesë edhe partitë e tjera.

Hamza ka thënë se përgjegjësia për situatën dhe shkuarjen në zgjedhje të reja është e LVV-së, meqë kanë pasur mundësi t’i japin vendit stabilitet por nuk e kanë bërë.

“Në repsektim të ftesës së presidentes ne ishim në takim të ftuar nga Osmani ku diskutuam për mundësinë e datës së zgjedhjeve të ardhshme. Shpreh keqardhje që kemi ardhur në këtë moment, s’ka pasur arsye. Përgjegjësia i bie LVV-së sepse kanë mundur t’i japin vendit president. Zgjedhja e presidentit historikisht është bërë me marrëveshje politike. Ne kemi qenë konstruktiv dhe bëmë përpjekje për t’i dhënë vendit president. Unë s’kam vendosur vija të kuqe për asnjë prej partive”, ka thënë Hamza.

“S’ka pasur vullnet të plotë politik nga LVV që vendit me idhanë stabilitet. Kanë pasur mundësi me LDK-në e presidenten, dhe AAK-në s’e kanë ftuar fare në takime”, ka shtuar Hamza.

Ai ka thënë se PDK është për cilëndo datë të zgjedhjeve që e cakton Presidentja Osmani dhe se e respektojnë cilindo vendim të Kushtetueses për shkresat që janë deponuar tashmë nga LVV.

“Ne e dimë që janë dërguar disa shkresa në Kushtetuese, se si do t’i trajtojë gjykata. Cdo vendim që merret nga Gjykata e respektojmë. Besoj që presidentja e ka analizuar mirë veprimet e veta. Megjithatë vendimi i Kushtetueses është i pranueshëm për PDK-në. Cilado datë që caktohet nga presidentja e vendit në përputhje me afatet kushtetuese”, ka thënë Hamza.

bedri hamza

Më shumë nga Lajme

  • 14:12Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE
  • 14:00ShSKUK kërkon verifikimin urgjent të pretendimeve ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
  • 13:32E konfirmon Prokuroria: Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje
  • 13:31Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë
  • 13:09Kurti paralajmëron përgjegjësi disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës