Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Debat mes pozitës dhe opozitës për shkarkimin e komisionit për provimin e jurisprudencës

GD
Gazeta Demos21 prill 2026 në 11:08
Debat mes pozitës dhe opozitës për shkarkimin e komisionit për provimin e jurisprudencës

Vendimi i Qeverisë për përbërjen e re të Komisionit për provimin e jurisprudencës ka shkaktuar debat në Komisionin për Legjislacion mes pozitës dhe opozitës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka propozuar që të futet në rend dite shkarkimi i komisionit që mban provimin e jurisprudencës, duke thënë se ka shumë kandidatë që presin dhe se brenda një viti asnjë provim s’është mbajtur.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovua dy pika në këtë seancë të Kuvendit, që lidhen me komisionin e ri për kalimin e provimit të jurisprudencës. Dhe e dyta, që në këtë rast pika e 15-të që ka të bëjë me dëgjimin publik të projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Sepse ne mendojmë që duhet të formohet vetëm një grup pune dhe nuk ka nevojë për dëgjim publik. Ndërkohë që shtesa tjetër është vetëm për çështjen e komisionit për kalimin e provimit të jurisprudencës”, tha Qorrolli.

Ndërsa, Besnik Tahiri anëtar i komisionit nga radhët e AAK-së, tha se duhet të ketë arsyetim pse ndodhi shkarkimi i një komisioni që është ende i mandatuar.

“Unë mendoj që përderisa ekziston komisioni i ri i cili ka mandat, i cili është në punë, s’ka logjikë me pasë një komision të ri të jurisprudencës kur ekziston një komision i cili ka mandat, është në punë, e ka funksionin e vet. Kjo është për mu një absurd i jashtëzakonshëm. Çështja e dytë është kur ka një këtillë dilemë. Pra kur kemi një dilemë juridike, paramendoni jemi ka dojmë me kriju një komision të ri për me emërua komisionin e ri të jurisprudencës”, tha Tahiri.

Përparim Gruda, kryetar i komisionit nga PDK-ja, tha se vetëm në diktaturë ndodh që të shkarkohet komisioni i mandatuar për provim të jurisprudencës pa një arsye individuale sepse nuk ka arsyetim kolektiv.

Shkarkimi komisionit për provim të jurisprudencës nuk arriti të futej si pikë e rendit të ditës në këtë komision, pasi opozita nuk mori pjesë në votim.

Më shumë nga Lajme

  • 09:58“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan”- Koment skandaloz i kryeshefit të Trainkosit për Ganimete Musliun
  • 09:55Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
  • 09:30Raportohet se i arrestuarit për spiunazh, u prit në takim nga kryeministri Kurti
  • 09:26Behrami dyshon se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin
  • 09:16Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë