Trajneri dhe analisti i ngjarjeve sportive Liridon Leci u denoncua për sulm fizik ndaj ish-futbollistes Edonisa Aliu, të dielën në mbrëmje.
Paparaci mëson se incidenti ndodhi të dielën pas përfundimit të emisionit televiziv “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ku dy personat e përfshirë në rast ishin paraprakisht pjesë e panelit.
Rastin në Policinë e Kosovës e denoncoi ish-futbollistja Aliu. Ajo, në polici pretendoi se është sulmuar fizikisht nga Leci, panelist i rregullt në emisionin “Dueli Sportiv”.
Paparaci ka provuar të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës të hënën, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.
Leci dhe Aliu debatuan ashpër me njëri-tjetrin gjatë emisionin sportiv të dielën, pothuajse gjatë tërë debatit. Ata, gjatë emisionit live, shkëmbyen akuza dhe u përplasën me njëri-tjetrin edhe për çështje personale.



