Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dedaj: Aksidentet në autostradë mund të parandaloheshin, qytetarët ta padisin Ministrinë për dëmet

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 21:33
Dedaj: Aksidentet në autostradë mund të parandaloheshin, qytetarët ta padisin Ministrinë për dëmet

Brenda pak muajve, në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë humbur jetën tre persona në aksidente trafiku.

Për situatën e krijuar, ekspertët e komunikacionit, fajin ia lënë kryekëput mirëmbajtjes së kësaj autoudhe.

Sipas Nol Dedaj, njohës i komunikacionit, aksidenti i fundit në të cilën humbi jetën një grua si pasojë e shembjes së dheut para dy ditësh, do të mund të parandalohej.

Para një ose dy muajve, sipas tij, ekspertët do të mund të parashikonin shembjen e dheut në segmentin 52, në aksin rrugor Prishtinë-Malishevë ku edhe ndodhi rasti tragjik.

Për emisionin Kiks Kosova, Dedaj theksoi se çdo qytetar i cili pëson aksident në autostradat e Kosovës dhe që fajtor është faktori rrugë dhe mirëmbajtja e saj, atëherë secili ka të drejtë që të padisë Ministrinë e Infrastrukturës dhe të kompensohet për dëmet e pësuara.

Dedaj theksoi se ndonëse gjendja në autoudhën “Ibrahim Rugova” është emergjente, Ministria ende nuk ka vendosur sinjalizime për të paralajmëruar vozitësit për rreziqet e mundshme.

Më shumë nga Lajme

  • 19:55Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje
  • 19:54Abdixhiku takon Hofreiterin, diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës
  • 19:30Pentagoni ndryshon kurs: Komandë e re për luftën me robotë e dronë, Musk angazhohet për ushtrinë e së ardhmes
  • 19:00Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente
  • 18:37Zvicër: Dënohet me kusht dhe dëbim arkëtarja kosovare, ka vjedhur 38.000 franga