Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova rrezikon zgjedhje të reja

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 11:50
Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova rrezikon zgjedhje të reja

Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës dhe kryesues i seancës konstituive, ka bërë thirrje për arritjen e një “marrëveshjeje politike” për zhbllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve.

Dehari, i cili drejton seancën konstituive, e cila të enjten u ndërpre për herë të dytë, tha se një pjesë e deputetëve opozitarë nuk janë të interesuar për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive”, ka shkruar Dehari në një postim në Facebook.

Sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje politike mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë”, ka deklaruar ai.

Dehari nuk ka dhënë ndonjë njoftim se kur pritet të vazhdojë seanca konstituive.

politikedeharimarrëveshje

Të ngjashme

Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje

Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje

15:10
Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e presidentit me ligjin për Specialen

Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e presidentit me ligjin për Specialen

11:04
Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë - zgjedhjet janë të panevojshme

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë - zgjedhjet janë të panevojshme

10:43
Haziri: Raportet politike po kushtëzohen mes presidentit dhe Speciales

Haziri: Raportet politike po kushtëzohen mes presidentit dhe Speciales

07:42

Më shumë nga Lajme

  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë
  • 22:38Limaj kërkon nga Qeveria hapa konkretë: Të bëhen ndryshimet në Ligjin për Specialen