Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deklarata e Gërvallës për mbrojtjen e Kosovës, Çitaku: Çfarë fyerje dhe poshtërimi

GD
Gazeta Demos17 qershor 2025 në 16:03
Deklarata e Gërvallës për mbrojtjen e Kosovës, Çitaku: Çfarë fyerje dhe poshtërimi

Gërvalla deklaroi mbrëmë në televizionin Syri në Shqipëri se “një gjë nuk hezitoj t’ua them gjithmonë edhe kolegëve të mi ndërkombëtarë, që në Kosovë, nëse Serbia na sulmon dhe mendon që mund të pushtojë territor, të jeni të sigurt që ne e mbrojmë vendin tonë”.

Çitaku e ka cilësuar këtë deklaratë si fyerje dhe poshtërim.

“Për ta rrumbullakuar: Donika Gërvalla ua paska bërë me dije ndërkombëtarëve se Kosova nuk është më ajo që ka qenë. Se, nëse na sulmon Serbia, kësaj here paska kush lufton e kush e mbron. Madje, ka folur edhe për heroizmin e Ukrainës. Çfarë fyerje! Çfarë fyerje dhe poshtërimi për mijëra gra e burra që guxuan ta mundin frikën, që e sfiduan vdekjen, që ëndërruan lirinë dhe luftuan për të”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ka theksuar se kjo deklaratë është fyerje për mijëra dëshmorë e heronj që e nderuan vendin me jetën e tyre.

“Çfarë fyerje për ata burra e gra që, me urtësi dhe guxim, në rrethana lufte ndërtuan aleanca me botën demokratike, aleanca të cilat sot po i dëmtoni me papërgjegjësi. E gjithë kjo nuk është vetëm mungesë mirënjohjeje. Është mjerim. Dhe trishtim i madh”, u shpreh Çitaku.

Më shumë nga Lajme

  • 16:29“Radio Policia”, Xhemaili akuzon pushtetin: Po sulmohen mediat ekzistuese për t’u hapur ato të kontrolluara nga zyra e Sveçlës
  • 16:28Zjarri në Tophane, shpërtheu në banjën e një banese
  • 16:27I jepet lamtumira e fundit dy viktimave nga tragjedia e Livoçit të Gjilanit
  • 16:23Hoti del në mbrojtje të Fidan Jupollit: Gjuha e linçimit e promovuar nga Kurti po drejtohet ndaj gazetarit
  • 16:07Në disa rajone të Kosovës vërehen më shumë raste të kancerit të mushkërive