Një incident i zjarrit dyshohet se ka ndodhur sot në një banesë në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Ngjarja është konfirmuar nga zëvendëskomanandi i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Abdusamed Shkodra.
Ai konfirmoi se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.
“Zjarri ka shpërthyer në banjën e banesës. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është fikur dhe aktualisht ekipi po kujdestaron derisa të bëhet edhe ajrosja e banesës”, tha Shkodra.
Disa banorë të kësaj ndërtese, janë shprehur të shqetësuar. Ata kanë thënë se të gjithë banorët kanë dalë jashtë banesave, derisa disa prej tyre edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frikës dhe traumave.