Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 12:06
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, priti sot në takim një delegacion të Bashkimit Evropian, të përbërë nga Zuzana Michalcova Sutiakova, Shefe për Ballkanin Perëndimor në EEAS, si dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë: Eva Palatova, Blerta Bejtullahu dhe Felix Rathje.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit institucionale në vend, konstituimin e legjislaturës së 10-të të Kuvendit, si dhe ritmin e vendimmarrjes në javët e para të punës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Gola theksoi se institucionet e Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përkushtuara ndaj një agjende të qartë reformash dhe integrimi evropian.

“Në këtë frymë, si një ndër vendimet e para të kësaj legjislature, Kuvendi miratoi Marrëveshjen për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova përfiton 882.6 milionë euro, duke reflektuar orientimin e palëkundur evropian dhe gatishmërinë për të avancuar me reforma konkrete”.

“Po ashtu, u veçua miratimi i marrëveshjeve me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë euro, si dhe miratimi i Buxhetit për vitin 2026 në vlerë 4 miliardë euro, buxheti më i madh në historinë e vendit”.

Në fund të takimit u diskutua edhe për rolin e komuniteteve joshumicë në Kuvend dhe për përfshirjen e tyre aktive në jetën institucionale. U theksua se Kosova ka ndërtuar një model të avancuar për garantimin e të drejtave të komuniteteve, duke qenë ndër vendet me standardet më të larta në Evropë në këtë drejtim.

“Nënkryetari Gola shprehu mirënjohje për mbështetjen e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së krizës politike të vitit të kaluar, duke theksuar se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit dhe për avancimin e reformave që e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian”, u cek në njoftim.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 23:40ASK publikon statistikat e lindjeve, vdekjeve e kurorëzimeve për muajin qershor, detaje
  • 23:32Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kah Dhërmiu
  • 23:22Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës – ku po dështon tregu i punës?
  • 23:21Temperatura të larta, IHMK apelon për kujdes gjatë ekspozimit në diell
  • 23:19Pikat kufitare pa fluks, kolona vetëm te Dheu i Bardhë