Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV), me numër serik SR-4-001-KS, i prodhuar nga kompania kosovare – amerikane STRIDAR.
Maqedonci bën të ditur se ky është UGV-ja e parë e prodhuar në Kosovë dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.
“Sot, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV), me numër serik SR-4-001-KS, i prodhuar nga kompania kosovare – amerikane STRIDAR. Ky është UGV-ja e parë e prodhuar në Kosovë dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.
UGV-të janë mjete robotike pa operator. Ato mund të kontrollohen nga distanca ose të kryejnë detyra të caktuara në mënyrë autonome. Varësisht nga modeli dhe konfigurimi, mund të përdoren për vëzhgim, transport pajisjesh dhe mbështetje në zona me rrezik; mund të pajisen edhe me sisteme armatimi të kontrolluara nga distanca.
