Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deliu: Aktgjykimi i Hagës na lëndoi, por na mobilizoi më shumë se kurrë

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 10:30
Deliu: Aktgjykimi i Hagës na lëndoi, por na mobilizoi më shumë se kurrë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka komentuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Duke folur në emisionin “Weekend”, ajo tha se vendimi ka shkaktuar zhgënjim dhe mërzitje te shqiptarët, duke theksuar se ai ka prekur ndjeshëm ndjenjat e tyre.

“Mendoj që të gjithë shqiptarët ndihen të lënduar, të mërzitur. Ky aktgjykim, që i ka dënuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burgim, ka prekur sentimentin, zemrën dhe ndjeshmërinë e secilit shqiptar, kudo që jeton”, tha ajo.

Deliu u shpreh se në Kosovë po ndihet pesha e këtij vendimi, por shtoi se ai nuk do ta ndalë angazhimin e tyre.

“Ne po e ndjejmë edhe peshën e rëndë të këtij vendimi. Aktgjykimi nuk do të na ndalë. Jemi më të përkushtuar se kurrë të angazhohemi”, deklaroi deputetja e PDK-së.

Ajo foli edhe për protestat që po zhvillohen në Kosovë dhe në diasporë, duke thënë se pjesëmarrja në to po rritet çdo ditë.

“Marshuesit çdo ditë po shtohen në sheshe, jo vetëm në Prishtinë e Kosovë, por kudo që ka shqiptarë, në Evropë, në SHBA, në Kanadanë e largët, po na japin frymëzim se jemi në rrugën e drejtë”, tha Deliu.

Sipas saj, vendimi i Speciales ka nxitur një mobilizim të gjerë të shqiptarëve.

“Sado i rëndë dhe i padrejtë ka qenë vendimi i dënimit, kjo është kthyer në një mobilizim gjithëkombëtar”, theksoi mes tjerash ajo.

deliuvendimiaktgjykimi

Të ngjashme

S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti

S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti

23:16
IKD pas shkarkimit të Isufajt: VV e kishte targetuar, vendimi e cenon besimin e publikut për proces jo-politik

IKD pas shkarkimit të Isufajt: VV e kishte targetuar, vendimi e cenon besimin e publikut për proces jo-politik

19:43
Von der Leyen për dënimin e katërshës së UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale

Von der Leyen për dënimin e katërshës së UÇK-së: Vendimi ka të bëjë me përgjegjësi individuale

15:10
Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës

Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës

22:55

Më shumë nga Lajme

  • 14:01I takonte Grupit të Intelektualëve, i jepet lamtumira e fundit Adem Beqirit
  • 13:54Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen
  • 12:49Nëse ligji i ri hyn në fuqi, Cali e Pjetër Shala kthehen në Kosovë për vuajtje të dënimit – detaje tjera të propozuara për Specialen
  • 12:49Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë
  • 12:30Kurti i bën përmbledhje takimeve me ambasadorët: Theksuam nevojën për stabilitet institucional