Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Deliu thirrje ministres Gërvalla: Mos e zvarrit Projektligjin për Dhomat e Specializuara, sille ligjin

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 17:24
Deliu thirrje ministres Gërvalla: Mos e zvarrit Projektligjin për Dhomat e Specializuara, sille ligjin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, që ta procedojë në Qeveri Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Përmes një postimi, Deliu ka thënë se 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga partitë e ndryshme politike, janë bashkuar sot përmes votës në mbështetje të luftës së UÇK-së.

“Donikë, i ke 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga të gjitha partitë politike, që me votën e tyre të lirë dhe unanime janë bashkuar në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të saj në Hagë, me mjetet juridike, politike, institucionale dhe financiare që ka në dispozicion shteti”, ka shkruar Deliu.

Ajo i ka kërkuar Gërvallës që të mos e zvarrisë procedimin e Projektligjit.

“Kuvendi dhe deputetët e bënë pjesën e tyre. E dëshmuan vullnetin politik me votë. Bëje edhe ti pjesën tënde si Ministre e Drejtësisë: procedoje Projektligjin në Qeveri, që ai të vijë menjëherë në Kuvend për votim”.

Deliu ka theksuar se, sipas saj, deklaratat politike duhet të pasohen me veprime konkrete.

“Deklarata është zotim. Ligji është veprim. Dhe udhëheqësit tanë të luftës e të paqes kanë nevojë për veprime konkrete”, ka shkruar ajo.

Në fund, deputetja e PDK-së ka paralajmëruar se nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për ta votuar Projektligjin, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë.

"Sille ligjin, Donikë!”, e ka përmbyllur postimin Deliu.

deliuprojektligjinpolitike

Të ngjashme

​Hasani para vendimit për “Thaçi 2”: Ka shumë mundësi që të dënohen ata në Hagë, Specialja ka logjikë politike

​Hasani para vendimit për “Thaçi 2”: Ka shumë mundësi që të dënohen ata në Hagë, Specialja ka logjikë politike

09:04

Më shumë nga Lajme

  • 17:00Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
  • 16:59Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike
  • 16:54Lushtaku kritikon Qeverinë për projektbuxhetin 2027: Po rritet, por qytetarët po varfërohen
  • 16:43Kurti paralajmëron diskutime dhe vendime të reja për të ardhmen energjetike të Kosovës
  • 16:33Abdixhiku për buxhetin e vitit 2027: Jemi keq, jemi shkretë, jemi të fundit në Evropë