Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 16:59
Kamberi në Kuvendin e Serbisë: Nuk negociojmë për të drejtat e shqiptarëve, nuk i shkëmbejmë me poste politike

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk mund të jenë objekt negociatash apo pazareve politike.

Në fjalimin e tij para deputetëve serbë, Kamberi theksoi se shqiptarët janë të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim me shumicën e re parlamentare, por jo në kurriz të të drejtave të tyre.

“Për mënyrën, dinamikën dhe mekanizmat institucionalë të zgjidhjes së problemeve mund të bisedojmë. Por për vetë të drejtën e barazisë nuk mund të negociojmë”, deklaroi Kamberi në Kuvendin e Serbisë, të mërkurën, transmenton KosovaPress.

Ai tha se kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk janë të reja, por probleme të pazgjidhura prej më shumë se 3 dekadash.

Sipas tij, pavarësisht ndryshimeve të qeverive dhe përbërjeve parlamentare në Serbi, çështjet thelbësore që prekin komunitetin shqiptar vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.

Kamberi kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, përfshirë Planin Shtatë Pikësh dhe Planin e Aksional të vitit 2022.

Ai renditi ndër kërkesat kryesore përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, polici dhe gjyqësor, njohjen e diplomave të universiteteve të Kosovës, zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës dhe ndalimin e pasivizimit të adresave.

Po ashtu, kërkoi avancimin e arsimit në gjuhën shqipe, sigurimin e teksteve shkollore, respektimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe zhbllokimin e fondit që Këshilli Kombëtar Shqiptar përfiton nga Kosova.

Deputeti shqiptar kritikoi edhe mënyrën se si institucionet serbe i kanë trajtuar shqiptarët ndër vite, duke thënë se ata shpesh janë parë si kërcënim për sigurinë.

“Shqiptarët, gjatë dekadave, tepër shpesh janë parë përmes prizmit të paragjykimeve të sigurisë, dyshimeve politike dhe mosbesimit historik. Shumë shpesh janë trajtuar si të padëshiruar, si një problem që duhet kontrolluar, madje edhe si një lloj ‘armiku i përhershëm’”, u shpreh ai.

Kamberi theksoi se ndryshimet politike në Serbi duhet të reflektohen edhe në trajtimin e pakicave kombëtare, veçanërisht të shqiptarëve.

Ai paralajmëroi se qëndrimi i përfaqësuesve shqiptarë ndaj shumicës së re parlamentare do të përcaktohet nga veprimet konkrete për realizimin e të drejtave, e jo nga premtimet apo përkatësitë politike.

“Do të jemi të gatshëm të mbështesim çdo iniciativë që kontribuon në demokratizimin e shoqërisë, forcimin e institucioneve dhe avancimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Do të mbështesim integrimin evropian”, tha Kamberi.

Megjithatë, ai përjashtoi mundësinë që kërkesat e shqiptarëve të zëvendësohen me përfitime politike.

“Nuk do të heqim dorë nga parimet tona, nuk do të heqim dorë nga marrëveshjet e arritura më herët dhe nuk do të pranojmë që realizimi i të drejtave të zëvendësohet me poste politike apo gjeste simbolike”, theksoi ai.

Në përfundim të fjalimit, Kamberi përcolli një mesazh për institucionet dhe shumicën parlamentare në Serbi.“Ne nuk vijmë për të kërkuar një vend në pushtet. Vijmë për të luftuar për vendin e shqiptarëve në institucionet e këtij shteti”, përfundoi Kamberi.

kamberishqiptarëvekuvendin

Më shumë nga Lajme

  • 20:01“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit
  • 20:00“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit” - Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
  • 19:58Drin Merturi diplomon në Kursin e Kapitenëve të Karrierës në SHBA
  • 19:16“E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore
  • 19:15Vetaksidentohet vetura zyrtare në Viti, s’dihet për të lënduar