Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 14:45
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

Pas dënimit të sotëm të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, vëmendja kalon tërësisht te Paneli i Apelit. Në historinë e drejtësisë ndërkombëtare penale, rasti më i njohur i përmbysjes së një dënimi të tillë mbetet ai i gjeneralit kroat Ante Gotovina.

Trupi Gjykues shpalli fajtorë katër të akuzuarit për krime lufte, ndërsa i shpalli të pafajshëm për të gjitha akuzat për krime kundër njerëzimit, duke i dënuar, Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimin 13 vjet burgim

Precedenti Ante Gotovina: Sa zgjati dhe si u përmbys?

Ante Gotovina

Paralelja më e shpeshtë që sillet me Hagën lidhet me procesin e gjeneralit kroat Ante Gotovina para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Në dënimin në Shkallë të Parë (15 prill 2011), Gotovina u dënua me 24 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë operacionit “Stuhia” (Oluja).

Kohëzgjatja e Apelit

Nga shpallja e dënimit e deri te vendimi përfundimtar kaluan saktësisht 1 vit e 7 muaj (19 muaj).

Në aktgjykimin e Apelit (16 nëntor 2012), paneli i Apelit e shpalli Gotovinën plotësisht të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Vendimi u mor me një shumicë të ngushtë votash, 3 me 2, ku gjyqtarët e Apelit konstatuan gabime thelbësore në standardet që Shkalla e Parë kishte përdorur për të provuar fajësinë e tij.

Rruga dhe afatet që e presin mbrojtjen e UÇK-së në Apel

Procesi i ankesës në Dhomat e Specializuara ndjek disa faza dhe afate të përcaktuara me rregullore.

Tridhjetë ditë është afati nga marrja e aktgjykimit të plotë me shkrim, kohë kur mbrojtja dhe prokuroria duhet të dorëzojnë njoftimin për ankesë.

Më pas duhen gjashtëdhjetë ditë që të dorëzohet dosja e plotë me të gjitha argumentet me shkrim.

Më pas vijnë seancat dëgjimore ku paneli i Apelit i përbërë nga tre gjyqtarë cakton seancën ku dëgjohen gojarisht palët. Apeli nuk rishqyrton dëshmitarët nga e para, por shqyrton vetëm gabimet në zbatimin e ligjit ose gabimet e rënda faktike.

Për shkak të vëllimit të dosjes, vendimi i prerë i Apelit mund të zgjas deri në 2 vjet

gotovinaanteuçk-së

Të ngjashme

Reçaku çohet në këmbë: “Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë”

Reçaku çohet në këmbë: “Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë”

22:19
Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta e UÇK-së të barazohet me krimet e kriminelëve serbë

Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta e UÇK-së të barazohet me krimet e kriminelëve serbë

21:15
Familjarët e dëshmorëve protestojnë në Reçak: Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë

Familjarët e dëshmorëve protestojnë në Reçak: Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë

20:51
Dënimi për 4-shen e UÇK-së, regon edhe Rita Ora

Dënimi për 4-shen e UÇK-së, reagon edhe Rita Ora

20:26

Më shumë nga Lajme

  • 22:42Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president
  • 22:34Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im do të veprojë për të pastruar emrin e tij
  • 22:33Haxhiu i bën thirrje Qeverisë: T'i ndajë mbi 100 milionë euro për Apelin në Hagë, çlirimtarët i duam të lirë, prandaj duhet të veprojmë si shtet
  • 22:26Ditari i Qosjes: Çka shkruante akademiku pas arrestimit të Thaçit dhe të tjerëve
  • 22:20Qelaj rreth procesit në Hagë: Qysh në vitin 2021 i ngrita shqetësimet por pati thuajse shpërfillje totale