Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) dhe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka kërkuar që Kosova të angazhohet si shtet për përgatitjen e procesit të Apelit në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mblidhet pa vonesë t'i ndaj mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit, raporton Periskopi,
"Për mbrojtjen e katër krerëve të UÇK-së në procesin e Apelit në Hagë, Kosova duhet të veprojë si shtet dhe të përgatitet maksimalisht me gjitha kapacitetet e saj.Pa vonesë, nesër, Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit dhe për një mbrojtje profesionale, të fuqishme dhe të bazuar në fakte, prova, dokumente dhe argumente juridike, sepse lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e pastër si loti.




