Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dënimi i terroristëve për rastin “Banjska” mirëpritet me duartrokitje nga deputetët: Lavdi heroit Afrim Bunjaku

GD
Gazeta Demos24 prill 2026 në 16:03
Dënimi i terroristëve për rastin “Banjska” mirëpritet me duartrokitje nga deputetët: Lavdi heroit Afrim Bunjaku

Deputetët e Kosovës kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin “Banjskë”, ku tre të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist të shtatorit 2023.

Vendimi është pritur me duartrokitje në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pasi është bërë i ditur lajmi për dënimin e tyre.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur këtë vendim, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë.

“Më lejoni të përshëndes vendimin e Gjykatës Themelore me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Banjskë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Haxhiu ka theksuar se drejtësia për këtë rast nuk përfundon me këtë vendim.

“Megjithatë, drejtësia për sulmin në Banjskë nuk përfundon këtu, ajo përmbyllet kur kryeterroristi Milan Radoiçiq transferohet në Republikën e Kosovës së bashku me terroristët tjerë. Lavdi heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku”, është shprehur ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 23:37Rrëfim prekës i Vasfije Krasniqi-Goodman: Takova një grua që ishte vetëm 10 vjeç kur u dhunua gjatë luftës
  • 23:19Reagon edhe Ymeri e LDK-së: Riparim të vagonëve të trenit në Serbi paska pas edhe më 2024
  • 23:02Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
  • 22:54​Zjarret në Shqipëri: 15 vatra, 7 ende aktive, ndërhyrje me mbi 200 forca dhe mjete nga ajri