Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputetëve u kërkohen vendime urgjente pas konstituimit të Kuvendit

GD
Gazeta Demos1 shkurt 2026 në 15:05
Deputetëve u kërkohen vendime urgjente pas konstituimit të Kuvendit

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka renditur disa nga vendimet urgjente që sipas tyre duhet t’i adresojë legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës. IKD thotë se këto vendime janë vendimtare për funksionimin normal të rendit kushtetues dhe stabilitetin e institucioneve.

Disa prej këtyre vendimeve janë buxheti dhe miratim i Planit të Rritjes.

“Një nga prioritetet kryesore të Kuvendit është miratimi i Ligjit për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, ratifikimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes (880 milionë euro) dhe ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Botërore (90 milionë euro). Këto vendime janë të domosdoshme për avansimin e insteresave strategjike nacionale, zbatimin e obligimeve ndërkombëtare, funksionimin financiar të shtetit, zbatimin e politikave publike dhe shmangien e pasigurisë së institucioneve.”

Po ashtu, IKD përmend edhe financimin e RTK-së dhe mbështetjen e komunave.

“Po ashtu, Kuvendi duhet të sigurojë financimin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe mbështetjen financiare për komunat, si pjesë e obligimeve ligjore dhe politike për garantimin e shërbimeve publike dhe funksionimit të komunave në gjithë territorin e vendit.”

IKD thotë se vendim urgjent është edhe zbatimi i aktgjykimeve të Kushtetueses.

“Një prioritet po aq i rëndësishëm mbetet zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë aktgjykimin për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe të drejtat e mbi 94 mijë zyrtarëve publikë. Moszbatimi i këtyre vendimeve cenon drejtpërdrejt parimin e sundimit të ligjit dhe besimin e qytetarëve në rendin kushtetues.”

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se legjislatura e re duhet të veprojë me urgjencë, përgjegjësi dhe transparencë , duke ç’bllokuar proceset kyçe, zbatuar aktgjykimet kushtetuese dhe forcuar rolin mbikëqyrës të Kuvendit, në funksion të garantimit të rendit demokratik dhe interesit publik.

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Rinia e Aleancës: Vagonët për servis në Serbi, familjet ende në dhimbje për të zhdukurit
  • 20:02Nesër protestë në Prishtinë
  • 19:55Haxhiu i jep shtetësinë Boiken Abazit dikur i dëbuar nga Kosova për rrezikim të sigurisë kombëtare
  • 19:43Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
  • 19:41Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza