Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

GD
Gazeta Demos12 qershor 2026 në 21:23
Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Deputeti gjerman Boris Mijatovic nga partia “Të Gjelbrit” ka folur në Bundestag për zhvillimet në Kosovë, duke vlerësuar procesin zgjedhor si të rregullt dhe duke kërkuar mbështetje më të madhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke komentuar zgjedhjet e fundit në Kosovë, ai tha se “zgjedhjet ishin të drejta, të lira dhe pa incidente”.

Mijatovic u ndal edhe te vendimi i NATO-s për reduktimin e pranisë së trupave të KFOR-it në Kosovë.

“Qetësia në shumë raste është mashtruese”, deklaroi ai.

Si shembull, deputeti gjerman përmendi sulmin e Banjskës të vitit 2023, një nga incidentet më të rënda të sigurisë në veri të Kosovës.

“Duhet të pyesim me seriozitet kush është mik dhe kush armik dhe me çfarë mjetesh tinëzare operojnë”, tha Mijatovic, raportoi DW .

Ai rikujtoi gjithashtu se Milan Radojiçiq vazhdon të jetë i lirë dhe bëri thirrje për arrestimin e tij.

Në fund të fjalës së tij, Mijatovic i kërkoi qeverisë gjermane të angazhohet fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kjo do t’u ndihmonte shumë njerëzve”, deklaroi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 14:5262 gra të vrara nga familjarët në Kosovë që nga viti 2010
  • 14:40Ymeri: Aq shumë i ka besuar Trainkos kontraktorit sa që e ka nënshkruar kontrata pa çmime në paramasë
  • 14:38OVL-UÇK përjashton Skënder Llugiqin pas deklaratave kundër Ramush Haradinajt
  • 14:31Ndahet nga jeta rapsodi i njohur i Ansamblit të Kukësit, Rustem Cela
  • 14:23Sot varroset 49-vjeçari nga Malisheva që vdiq pasi ra nga ndërtesa në Veternik