Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Deputetja e PDK: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 19:04
Deputetja e PDK: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK-ja është për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Duke folur në emisionin FIVE, Musliu-Shoshi tha se PDK-ja beson në funksionimin e rendit kushtetues dhe se nuk do të qëndrojë pasive në rast të cenimit të tij.

“Ne besojmë në shtet demokratik, ne besojmë në funksionimin e rendit kushtetues dhe në momentin që këto cenohen, PDK-ja nuk do të qëndrojë duarkryq, ashtu siç nuk jemi duke qëndruar. Tani përgjegjësinë nuk e ka PDK-ja, e ka LVV-ja”, deklaroi ajo.Musliu-Shoshi tha se PDK-ja mbështet formimin e institucioneve, por paralajmëroi se do ta kontestojë legjitimitetin e mënyrës së formimit të tyre nëse, sipas saj, shkelen rregullat kushtetuese.

“Ne jemi për formimin e institucioneve dhe çështja tjetër është legjitimiteti i formimit të këtyre institucioneve. Pastaj kjo është e kontestueshme dhe ne e mbështesim të parën, por ne nuk do të heshtim për të dytën”, tha ajo.Ajo theksoi se PDK-ja vazhdimisht ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive, duke thënë se pa konstituimin e Kuvendit nuk mund të ketë përparim institucional.

Sa u përket zgjedhjeve të reja, Musliu-Shoshi tha se PDK-ja ka qenë gjithmonë kundër tyre, por përgjegjësinë për shmangien e tyre, sipas saj, e ka partia që ka fituar zgjedhjet.“Ne gjithmonë kemi qenë kundër zgjedhjeve, por ne nuk jemi partia që ka fituar zgjedhjet dhe që ka përgjegjësi për ta bërë konstituimin e Kuvendit”, u shpreh ajo.

Musliu-Shoshi ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë dhe kreun e LVV-së, Albin Kurti, duke deklaruar se ai, sipas saj, nuk po tregon vullnet të mjaftueshëm për funksionimin demokratik të institucioneve.

pdk-jakonstituiminpërgjegjësinë

Më shumë nga Lajme

  • 19:51ASK: Më shumë lindje në muajin qershor 2026 se sa në maj 2026
  • 19:50Dyshohet se përdhunoi një turiste 18-vjeçare në Mikonos, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova
  • 19:49Kur do të fillojë mësimi, flasin nga MASHT
  • 19:41Deri në 60 minuta pritje në dalje nga Kosova, Merdarja pika më e ngarkuar kufitare
  • 19:19“Të jetoj i lirë”, Thaçi flet pak para 16 shtatorit