Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po vazhdon gjykimi në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Rade Nedelkoviq, roje në hotelin “Ranska Banja” dhe banor i fshatit Banjskë, tha në dëshminë e tij në seancën gjyqësore të së martës se Milan Radoiçiq ka qenë organizatori i sulmit dhe se këtë, sipas tij, e ka pranuar vetë Radoiçiqi.
“Po, ai vetë e ka pranuar, çfarë do që mendoj unë, ai vetë e ka marrë përgjegjësinë. Por ka mundësi”, tha dëshmitari para trupit gjykues.
Nedelkoviq rrëfeu se jeton në fshatin Banjskë qe 60 vjet dhe se mëngjesin e 24 shtatorit ka parë persona me uniforma pranë hotelit ku punon si roje. Ai tha se i ka paralajmëruar ata të largohen nga tarraca.
“Ata kanë hyrë te dera e dytë, jo te dera kryesore. Unë kam qenë i detyruar t’i lë se kanë qenë të armatosur, s’kam guxu me i thanë jo. Ka mbet i plagosuri dhe një tjetër”, ka thënë mes tjerash, Nedelkoviq.
“Vetura nuk kam parë, por kam parë disa prej tyre të uniformuar, i kam paralajmëruar që të largohen nga tarraca e hotelit ‘Rashka Banjska’. Ata kanë qenë te ura atje, mundet dikush t’i vret, kanë ardhur aty, i ka urdhëruar, pastaj janë larguar”, tha ai.
Gjatë pyetjeve të Prokurorit të Shtetit, Naim Abazi, dëshmitari tha se një person i plagosur kishte mbetur për të fjetur në një dhomë të hotelit, por se nuk e di çfarë ka ndodhur më pas.
“Ka mbetur që të flejë në një dhomë. Unë të nesërmen kam shkuar në shtëpi dhe çka ka ndodhur nuk e di”, u përgjigj ai.
Prokurori e pyeti edhe për deklaratën e tij ku kishte përmendur se disa persona e kishin dorëzuar të plagosurin dhe më pas ishin nisur në drejtim të manastirit.
“Ata kanë shkuar në këmbë nëpër shkallë”, tha dëshmitari.
Më tej, dëshmitari pohoi se personin e plagosur e kishte strehuar në hotel pasi kishte marrë një telefonatë nga shefi i tij, Ivan Filimonoviq.
“Nuk është që më ka urdhëruar, por më ka thënë që t’ia jap dhomën numër 6”, tha ai.
I pyetur për evidencën e mysafirëve, dëshmitari tha: