Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu del në konferencë – flet për pagat kalimtare të deputetëve

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 11:29
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu del në konferencë – flet për pagat kalimtare të deputetëve

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë të fillonte në orën 11:00, ka dështuar.

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, njëherit Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, tha se në mbledhje ishin veç ajo dhe Emilija Rexhepi.

“Në këtë mbledhje të Kryesisë isha vetëm unë, nënkryetarja e Kuvendit, Emilija Rexhepi dhe në anën tjetër nuk ishin anëtarët e tjerë të Kryesisë. Kam informacione që z.Gola është jashtë vendit, për tjerët s’kam informacione”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo foli edhe për pagat kalimtare të deputetëve, për çka tha se kjo është e rregulluar me ligj.

Por, tha se nëse ka iniciativa në të ardhmen për ndryshime, është e hapur për diskutime.

“Ta zëmë një muaj me qenë deputet, pastaj pagën kalimtare e merr për një vit, kjo nuk është e drejtë, por është e bazuar në legjislacionin në fuqi”, shtoi Haxhiu, duke thënë se pastaj është çështje e diskutimeve nëse kjo është e drejtë apo jo.

Haxhiu foli edhe për zgjedhjet e 7 qershorit, duke deklaruar se “Nuk ka pasur asnjë nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.

Kuvendi është shpërndarë më 29 prill, pas përfundimit të afatit kushtetues 34 ditor për zgjedhjen e Presidentit.

Gjykata Kushtetuese me aktgjykim kishte përcaktuar që Kuvendi shpërndahet me automatizëm nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti.

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë