Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Detaje të reja për rastin e tre të vrarëve në Podgoricë, arrestohet i dyshuari

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 15:57
Detaje të reja për rastin e tre të vrarëve në Podgoricë, arrestohet i dyshuari

25-vjeçari Vehid Muriç është i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Denis (28) dhe Nezir Hoti (35) nga Rozhaja dhe Kenan Miraljemoviqit nga Novi Pazari, të martën në Podgoricë.

Krimi që ndodhi në një banesë me qira në Podgoricë, ku katër punëtorë ndërtimi jetonin së bashku, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Malit të Zi, është paraprirë nga “mosmarrëveshje personale mes personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit”.

Pas rastit, 25-vjeçari dyshohet se më pas ka shkuar në vendlindjen e tij në Rozhajë tek familja e tij.

Pak pas orës 20:00 mbrëmë, Policia e Malit të Zi njoftoi se Muriç ishte arrestuar.

“Vijesti” raporton se katër punëtorët e ndërtimit ishin përfshirë në një debat për borxh.

Policia ka bërë të ditur zyrtarisht se vrasjes, në të cilën është përdorur armë e ftohtë, i kanë paraprirë “mosmarrëveshje personale mes personave të vrarë dhe të dyshuarit”.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë