Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Detaje tronditëse për vrasjen e Eglant Koçit, zbulohet biseda e autorit me familjarët

GD
Gazeta Demos23 qershor 2026 në 10:57
Detaje tronditëse për vrasjen e Eglant Koçit, zbulohet biseda e autorit me familjarët

Janë zbuluar detaje tronditës mbi vrasjen e Eglant Koçit nga shoku i tij, Armand Shakaj, një krim që sipas hetuesve u pasua nga përpjekje për të fshehur gjurmët duke zhdukur trupin në majën e Korrës.

Gazetari Igli Çelmeta ka treguar se menjëherë pasi kishte dalë nga komisariati, Shakaj ishte përballur me miq dhe familjarë të viktimës, të cilët e kishin pyetur për praninë e tij në polici.

Sipas gazetarit, autori i dyshuar u kishte thënë se ishte marrë në pyetje vetëm si person që kishte dijeni për ngjarjen, pasi kishte komunikuar me Eglant Koçin ditën e zhdukjes.

Madje, sipas Çelmetës, Shakaj kishte shkuar edhe më tej, duke u kërkuar familjarëve që ta njoftonin nëse Koçi kthehej në shtëpi, duke u shtirur si i shqetësuar për të.

“ Sapo ka dalë nga komisariati është ndeshur me miq, të afërm, familjarë të Eglant Koçit, autori i krimit, dhe e kanë pyetur po ti çfarë do në komisariat. U ka thënë se e kanë pyetur si person në dijeni, pasi atë ditë kishte folur në telefon me Eglantin. Madje u ka thënë të afërmve, kur të kthehet Eglanti në shtëpi i thoni të më telefonojë pasi jam shumë i shqetësuar dhe kam humbur kontaktet. Pra autori i krimit u kishte thënë këto fjali të afërmve të Eglantit. Policia sekuestroi kamerat e sigurisë dhe brenda 24 orësh zbuloi që Armand Shakaj ishte autori i dyshuar. Ai kishte nuhatur që policia po e zbulonte krimin, edhe pse në kokën e tij djallëzore, mënyra se si e kishte fshehur trupin, kishte menduar se nuk do gjendej kurrë. Ai e çoi në lartësinë më të madhe, në majën e Korrës, për ta zhdukur. Policia ka pajisje të sofistikuara për sinjalizimin e telefonit celular. Janë zbuluar fshatrat ku ka pulsuar celulari dhe janë pyetur banorë të zonës dhe një bari që kishte parë automjetin e Shakajt ”, deklaroi ai, raporton A2 Cnn.

Më shumë nga Lajme

  • 10:20Arrestohet në Jarinjë personi i kërkuar për falsifikim dokumentesh, në shtëpi i gjenden 45 fishekë dhe pjesë të uniformës së Policisë
  • 10:12Haxhiu: Me LDK do të ketë një takim shumë shpejtë, shpresoj që këtyre takimeve t'i bashkohen edhe partitë tjera
  • 10:02Dy vjedhje të rënda në pak minuta në Klinë, dëmtohen lokali dhe trafot elektrike
  • 10:01Punëtori gjendet pa shenja jete në vendin e punës në Obiliq, trupi dërgohet për obduksion
  • 09:52Protestë në Zagori të Vushtrrisë kundër ndërtimit të kishës, Policia në vendin e ngjarjes