Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Detyrimet ndaj pakicave”, Zeka thotë se ka kërkesë të qartë nga Administrata e SHBA se çfarë duhet të bëjë Kosova

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 13:55
“Detyrimet ndaj pakicave”, Zeka thotë se ka kërkesë të qartë nga Administrata e SHBA se çfarë duhet të bëjë Kosova

Kosova duhet të përshpejtojë reformat ligjore në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, të rrisë investimet publike dhe të zhvillojë kapacitetet energjetike, në mënyrë që të krijojë kushte për zhvillim ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve. Ndërkaq, avancimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet i lidhur me përmbushjen e detyrimeve të Kosovës ndaj komuniteteve pakicë, sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Zeka thotë se mosfunksionimi i institucioneve gjatë viteve të fundit ka bërë që shumë punë dhe detyra të mbeten pa u realizuar.

“Ka shumë detyra dhe ka shumë punë të cilat nuk janë realizuar përgjatë viteve të fundit. Natyrisht, për shkak të mosfunksionimit të institucioneve, do ta theksoja, meqenëse ne synojmë që të anëtarësohemi në strukturat euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Besoj që vazhdimi i reformës së legjislacionit sipas kërkesave të Bashkimit Evropian, edhe atyre kërkesave që lidhen sidomos me instrumentet financiare të Bashkimit Evropian, prej të cilave nuk kemi mundur të përfitojmë sa duhet në këto dy-tre vitet e fundit, duhet të jetë prioriteti numër një. Pastaj natyrisht është rritja e investimeve publike. Fatkeqësisht, nuk po shohim diçka të tillë”, deklaron Zeka për Kosova Press.

Derisa tregon edhe ky duhet të jetë fokusi i qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit.

“Fokusi duhet të jetë në zhvillimin e kapaciteteve energjetike. Vendi duhet të sigurojë energji të mjaftueshme për zhvillimin e tij. Edhe natyrisht zgjerimi ose përmirësimi i infrastrukturës së teknologjisë”, thotë Zeka.

Derisa sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zeka thotë se lë për të dëshiruar.

“Patjetër që po, ne patëm edhe një deklaratë nga një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit javë më parë, i cili tha që vazhdimi ose jo i diskutimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës edhe SHBA-së mbetet peng, ose do të vazhdojë në momentin kur Kosova të përmbushë detyrimet e saj ndaj komuniteteve pakicë në shtet”, thekson Zeka./KP/

detyrimetndajpakicave

Të ngjashme

Italia ashpërson masat ndaj protestuesve të dhunshëm, 500 ushtarë dërgohen në Milano

Italia ashpërson masat ndaj protestuesve të dhunshëm, 500 ushtarë dërgohen në Milano

16:02
Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani

Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani

19:50
Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave

Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave

19:37
Tahiri reagon ndaj retorikës kundër Kosovës në Serbi: Boll më me manipulime dhe mashtrime elektorale

Tahiri reagon ndaj retorikës kundër Kosovës në Serbi: Boll më me manipulime dhe mashtrime elektorale

16:25

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Tetë të lënduar në protestën e sotme në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detaje mbi gjendjen e tyre
  • 17:29Tiranë: Molotovë dhe fishekzjarre në sheshin “Skënderbej”
  • 17:28Rexhepi: Shqiptarët nga Kosova po vijnë masivisht për të votuar
  • 17:19Kthimi i Ligjit në Kuvend, Nasim Haradinaj: Nëse e kanë pasur përnjëmend atëherë, edhe më mirë bëhet me këto përmirësime
  • 17:10Vetura bie nga ura, shoferi dërgohet me urgjencë për trajtim mjekësor