Vrasja e rreshterit policor, Muhamet Lika prillin e vitit të kaluar në objektin e banesës së tij, duket se ka qenë e menduar dhe planifikuar mirë.
Kështu thotë aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt të cilën e ka siguruarTëvë1.
Në aktin akuzues tregohet se në natën kritike, Lika ishte përcjellë vazhdimisht nga grupi i personave që tashmë janë arrestuar.
Vrasja theksohet se është kryer për qëllime të ulëta, hakmarrëse, duke e urryer viktimën në raport me punën e tij të ushtruar si zyrtar policor.
Aty shpaloset edhe dëshmia e gruas së Likës, e cila kishte mohuar se ka parë diçka shqetësuese te ai, përveçse një rasti që kishte pasur me tani të akuzuarit.
“Saktësisht gjatë vitit 2023, e kishte njoftuar bashkëshorten e tij se kishte pasur një problem me disa persona lidhur me shpërndarjen fletushkave me karakter fetar si dhe ndezjen e një pishe në qytet, e që bëhet fjalë për të miturin Rejhan Bela dhe grupin e tij. Diku rreth 3-4 dite para vrasjes se tij përderisa ishin bashke me Muhametin duke u kthyer ne banese prej qytetit dhe tek lokali i Haki Beles, i kanë pa këta persona duke qëndruar aty te gjithë se bashku dhe kjo i thotë Muhametit ‘për qudi këta persona janë duke qëndrua se bashku’ dhe i njëjti i thotë ‘diçka ka me kris këtu se shume janë duke qëndruar së bashku’ dhe këto fjale janë ajo qe i ka thënë Muhameti”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë
Ajo ka deklaruar se një nga të akuzuarit, Edmond Lika e ka njohur pasi i njëjti ka punuar në lokalin e ish-rreshterit, e për të cilin thotë se pas vrasjes ka shkuar në atë lokal.
“Ka menduar se mos ndoshta është thye lokali dhe duke shikuar e ka vërejtur qe dritarja e vogël është hapur dhe aty kjo i kishte lënë disa cigare dhe çamçakeza dhe e vëren se ato kane ra ne toke dhe një fiok te cilën e mbajnë me çelës ishte e thyer, dhe aty e kanë pas një bllok te zi (fletore) ku Muhameti i ka mbajte shënim borxhet dhe atë dite ne lokal nuk ishte fletorja aty. Kjo është shume e sigurt se atë fletore – bllok te zi e kishte marre Edmondi sepse i vetmi ai e ka ditur qe Muhameti e mban një fletore aty dhe çka ka te shkruar aty. Nuk e di se kur është thyer lokali mirëpo një dite para se me u arrestu këta persona e ka vene re këtë detaj në lokal. Mendon se këtë fletore e kane marre për faktin se kane menduar se Muhameti do te këtë mundur te lere ndonjë shënim aty dhe pikërisht kjo dyshon qe ajo fletore është marre pikërisht për këtë arsye”, ka thënë tutje Prokuroria themelore në Ferizaj.
